LAJMI I FUNDIT:

Apple ndalon shitjen e iPhone 7 dhe 8 në Gjermani, pas humbjes së gjyqit ndaj Qualcomm

Apple ndalon shitjen e iPhone 7 dhe 8 në Gjermani, pas humbjes së gjyqit ndaj Qualcomm
iPhone SE - 2016

Apple ka tërhequr shitjet e iPhone 7 dhe 8 nga faqja e saj e internetit gjermane dhe dyqanet atje, pas një vendimi në Gjykatën e Qarkut në Mynih.

Vendimi tha se këto dy modele të iPhone po shkelin në pronësinë intelektuale të Qualcomm në lidhje me kursimet e energjisë në telefonat e mençur, njofton TechCrunch.

Ndërsa vendimi u bë muajin e kaluar, Qualcomm u kërkua nga gjykata të dërgojë 1,34 miliardë euro në bono sigurie përpara se të zbatohej, gjë që tani po ndodh. Një kontroll i shpejtë i faqes gjermane të Apple konfirmon ndryshimin: vetëm modelet më të reja iPhone XR, XS dhe XS Max janë listuar; iPhone 7 dhe 8 nuk mund të gjenden askund.


Apple ka thënë tashmë se ka në plan të apelojë vendimin, por ndërsa ky proces zhvillohet, nuk do të jetë në gjendje të shesë iPhone 7 ose 8 në kanalet e veta të shitjes me pakicë.

Ndalimi në Gjermani është shkallëzimi më i fundit i grindjeve të vazhdueshme mes Apple dhe Qualcomm, që filloi kur Apple së pari akuzoi Qualcomm për vendosjen e çmimeve të padrejta për procesorët modem të tyre në 2017.

Qualcomm u përgjigj me një sërë padish, anëembanë globit. Apple po përballet gjithashtu me një situatë të ngjashme në Kinë ku Qualcomm gjithashtu ka fituar një ndalim të shitjes për çështjet e shkeljes së patentave.

Në këtë rast, Apple nuk ka tërhequr produktet e tyre dhe pretendon se çështja ishte e pranishme vetëm në pajisjet më të vjetra. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Lojëra
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Kalo në kategori