LAJMI I FUNDIT:

Me apo pa koordinim me ndërkombëtaret duhet të hapet ura e Ibrit, analistët me mendime të ndryshme

Me apo pa koordinim me ndërkombëtaret duhet të hapet ura e Ibrit, analistët me mendime të ndryshme

Avokati, Tomë Gashi, është shprehur bindshëm që kryeministri Albin Kurti do ta hapë urën e Ibrit me apo pa koordinim

Gashi është shprehur në TV Dukagjini se hapja e urës së Ibrit është veprimi i radhës në shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës.

“Pas 12 qershorit të vitit 1999, ajo pjesë ka qenë e zbrazët prej serbëve, për shkak të shumë veprimeve që kanë qenë të koordinuar e që nuk është dashur, atëherë edhe një pjesë e serbëve që nuk kanë jetu në pjesën veriore të Kosovës janë ardhë si kanë ardhë, pastaj në vitin 2000 i kanë përzënë 19 mijë shqiptarë, i kanë vrarë rreth 20 dhe plagosë rreth 100, pas luftës kemi ardhë në situatë të tillë që me leju,” ka thënë Gashi.


Se a është përdorim politik nga Qeveria apo është koha që të hapet ura e Ibrit, Gashi shprehet bindshëm pozitiv se kryeministri Albin Kurti do ta bëjë edhe këtë hap.

“Albin Kurti me koordinim, pa koordinim, problemin e targave të makinave, Serbia me pasuesin e Millosheviqit, që është Vuçiqi me i leju targat me kalu atje me shenjën e Republika e Kosovës RKS, Albini ua ka pru punën që ata me pranu, dinari u hoq, zgjedhjet u mbajtën, me koordinim e pa koordinim ura do të hapet,” shtoi Gashi.

Por ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar se Ura e Ibrit nuk mund të hapet pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ka qenë një periudhë kur Kosova së paku në arenën ndërkombëtare është parë si një shtet i ri me tendencë të të qenit model i paqes në rajon, dhe duke qenë model i paqes ka qenë më lehtë që të hapet ura, përderisa sot kemi kaluar në çështje të sigurisë me ardhjen e Albin Kurtit. Pse? Pikërisht duke i marrë këta hapa të cilët jemi mësuar që t’i shohim pa koordinim me faktorin ndërkombëtar. Hapja e urës ndodh vetëm në koordinim me ta. Është qëllim i mirë. Me vetë faktin që është futur në një debat publik, madje merret si çështje problematike… edhe këtu pa një avokat nuk mund të zgjidhet e në këtë rast avokati ynë është faktori ndërkombëtar, SHBA-të shumë më shumë dhe të tjerat”.

“Në Këshillin e Evropës duke na u hapë dera, dështuam. Në momentin që i erdhi rendi Albin Kurtit, e dështoi. Ura e Ibrit nuk hapet, ka koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Canaj potencoi edhe deklaratat e qytetarëve serbë të cilët kanë shprehur dëshirën që Ura e Ibrit të hapet.

“Me vetë faktin se ajo është bërë një problem politik dhe trajtohet si i tillë, dhe për t’u trajtuar si i tillë gjithmonë na është dashur interferimi. Tash po i shohim disa deklarata të serbëve të cilët janë për ta hapur urën… për herë të parë po i dëgjojmë palën serbe që janë për hapjen e urës që më herët nuk ka qenë kjo”.

Megjithatë, ai pati sërish kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Albini çka ka arritur të bëjë me serbët është që ka arritur t’i fusë krejt në Listën Serbe”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Duda Balje padit për shpifje Sadri Ramabajën, ky i fundit shprehet i gatshëm të përballet në gjyq

Osmani dhe Begaj bënë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

Osmani dhe Begaj bënë homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Kalo në kategori