Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda, përmes së cilit ish- drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Valon Shefkiu dhe inspektorët e ndërtimit Baki Azemi, Shkendije Mahmuti-Hajdini dhe Merita Canaj, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Vendimi lidhur me vërtetimin e aktgjykimit është marrë më 18 dhjetor 2021, nga kryetarja e kolegjit, gjyqtarja Afërdita Bytyqi.
Në vendim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur ankesë kundër aktgjykimit lirues të marrë nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të akuzuarve Azemi, Mahmuti-Hajdini, Canaj dhe Shefkiu, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, të anulohet dhe çështje penale të kthehet në rigjykim dhe vendosje apo ta ndryshojë dhe të akuzuarit t’i shpallë fajtorë sipas propozimit në aktakuzë.
Sipas vendimit, përgjigje në ankesë të Prokurorisë, ka paraqitur mbrojtësi i të akuzuarit Baki Azemi, avokati Masar Morina, me propozim që ankesa e Prokurorisë të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.
Po ashtu, në vendim thuhet se Prokuroria e Apelit- Departamenti për Krime të Rënda, përmes parashtresës së 22 qershorit 2021, ka propozuar që ankesa e Prokurorisë Themelore- Departamenti për Krime të Rënda në Gjilan, të aprovohet, ashtu që aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështja të kthehet në rivendosje.
Sipas vendimit, Gjykata e Apelit, pasi që shqyrtoi të gjitha shkresat në këtë çështje penalo-juridike, së bashku me aktgjykimin e ankimuar dhe propozimin e Prokurorisë së Apelit, vlerësoi se ankesa e Prokurorisë nuk është e bazuar.
Tutje, në vendim thuhet se gjykata e shkallës së parë, provat e proceduarës i ka vlerësuar në përputhje me dispozitat e nenit 361 të KPPK-së, kështu që drejtë i ka vlerësuar dhe analizuar faktet vendimtare, përkitazi me këtë çështje penalo-juridike, në mënyrë të padyshimtë ka vërtetuar gjendjen faktike në bazë të së cilës edhe i ka liruar të akuzuarit nga akuza, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetet zyrtar” nga neni 422, par.2, pika 2 e lidhur me par.1 e neni 31 te KPRK-së.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan, më 4 shkurt 2016, ka ngritur aktakuzë kundër Baki Azemit, Shkëndije Mahmuti-Hajdinit dhe Merita Canaj-Shabanit, me arsyetimin se gjatë periudhës kohore të vitit 2013/2014 në Gjilan, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për të tjerët, nuk i kanë përmbushur detyrat e përcaktuara me ligj, ashtu që duke mos ndërmarrë veprimet zyrtare që kanë qenë të detyruar t’i ndërmarrin lidhur me rrënimin e objekteve pa leje, edhe pse kanë qenë në vizitë të objektit të ndërtuar në rrugën “Adem Jashari”, pronar i të cilit është Vllaznim Baxhuku dhe Bashkim Baxhuku, të njëjtit kanë konstatuar sipas procesverbaleve se ky objekt është ndërtuar pa leje ndërtimi, ndaj të cilit objekt është nxjerrë aktvendim për ndërprerjen e punimeve si dhe aktvendim për rrënimin e objektit.
Aty thuhet se edhe pse të pandehurit e lartcekur kanë qenë të pajisur me aktvendimet, të njëjtit nuk e kanë ekzekutuar masën për rrënim të objektit pa leje, përkundër obligimeve që rrjedhin nga përshkrimi i detyrave të punës, duke i shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit, ndërsa pronarëve të objektit, Vllaznim dhe Bashkim Baxhuku, përfitim pasuror.
Në këtë mënyrë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas dispozitivit të dytë të aktit akuzues, të pandehurit Baki Azemi, Shkëndije Mahmuti-Hajdini dhe Merita Canaj-Shabani, më 13 shkurt 2014 në Gjilan, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë, në bashkëkryerje për përfitim për vete ose për të tjerët, duke mos ushtruar detyrat ashtu siç edhe janë të udhëzuar që t’i kryejnë në cilësinë e inspektorëve, të njëjtit nuk kanë rrënuar objektin në këtë rrugë, pronar i të cilit është Mehmedali Osmani edhe përkundrejt asaj që në objektin në fjalë është tejkaluar leja e ndërtimit.
Në këtë mënyrë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithnjë sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, të pandehurit Valon Shefkiu, Shkëndije Mahmuti-Hajdini dhe Merita Canaj-Shabani, në periudhën 2013-2014, në rrugën “Xhorxh Washington”, në cilësi të inspektorëve ndërtimorë, përkundrejt aktvendimeve të marra për ndërprerjen e punimeve dhe rrënimin e objektit pronar i të cilit është Agron Morina, të njëjtit nuk kanë ndërmarrë veprimet të cilat me ligj do duhej t’i ndërmerrnin, duke lejuar kështu ndërtimin e një objekti të cilit i është tejkaluar leja e ndërtimit.
Në këtë mënyrë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Tutje, në dipsozitivin e katërt të aktakuzës thuhet se të pandehurit Baki Azemi, Shkëndije Mahmuti-Hajdini dhe Merita Canaj-Shabani, të njëjtat veprime sikurse në dispozitivët e lartcekur, të njëjtit i kanë ndërmarrë në lejimin e një objekti në fshatin Shillovë, me pronar Ibrahim Bucaliu, në Komunën e Gjilanit, duke keqpërdorur kështu pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar në cilësinë e inspektorëve të ndërtimit.
Në këtë mënyrë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në dispozitivin e pestë të saj, të pandehurat Shkëndije Mahmuti-Hajdini dhe Merita Canaj-Shabani, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar kanë lejuar ndërtimin e një objekti në rrugën “Medllin Ollbrajt”, pronar i të cilës është Jeton Nuredini, ashtu që përkundër aktvendimit për rrënimin e objektit, të njëjtat kanë lejuar vazhdimin e punimeve.
Në këtë mënyrë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 e nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje