Akademikë, intelektualë, profesorë, studiues, gazetarë, profesionistë dhe studentë janë bashkuar në një thirrje drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi. Apeli i tyre është: Jo territore për viza!
“Javët e fundit kemi ndjekur me shqetësim një kusht të paprecedent i vendosur për popullin e Kosovës sa i takon përfitimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.
Mbasi Republika e Kosovës i plotësoi të 100 kushtet e kriteret e vendosura, edhe pse ato qenë ndryshe dhe më shumë se për të gjitha shtetet e tjera që morën liberalizimin e vizave,
BE vendosi një kusht shtesë: T’i jepet Malit të Zi një pjesë e territorit të Kosovës!
Ky është një kusht i padrejtë, i paarsyeshëm dhe denigrues për çdo shqiptar.
Subjektet politike parlamentare në Kosovë protestuan pa ndalur për më shumë se shtatë muaj kundër këtij copëtimi të mëtejshëm të trojeve shqiptare në favor të fqinjëve.
Mbi 205 mijë qytetarët të Kosovës nënshkruan për hedhjen poshtë të marrëveshjes.
I kërkojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos pranojë kushte që e vendosin vendin në pozicione të disfavorshme krahasuar me vendet e rajonit dhe me vlerat e normat e deklaruara të BE-së. Qeveria e Kosovës nuk është as e shtrënguar as e legjitimuar të pranojë kushte të padrejta dhe të pabarabarta krahasuar me shtete të tjerë.
I kërkojmë qeverisë së Republikës së Shqipërisë të mos jetë indiferente ndaj copëtimit të mëtejshëm të territoreve shqiptare, por të përdorë, deri në shterim, të gjitha mundësitë e saj për të ndaluar një kusht të padrejtë, të dëmshëm dhe të paprecedent lidhur me lëvizjen e lirë të njerëzve.
Demarkacioni i kufirit është çështje midis dy vendeve sovrane, Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk mund të bëhet peng për marrëveshje ndërkombëtare që Kosova lidh me palë të treta, në këtë rast me vendet anëtare të marrëveshjes Shengen të BE-së.
Qeveria e Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarët në tërësi duhet të ndalojnë krijimin e precedentit që për çdo të drejtë anëtarësimi në marrëveshjet evropiane t’iu japin territor fqinjëve.
Kufiri i Kosovës me Malin e Zi nuk është çështje formale, është çështje drejtësie, nuk është çështje teknike, është çështje politike, nuk është çështje burokracie, është çështje sovraniteti, nuk është vetëm çështje e Kosovës por është çështje shqiptare”, thuhet në reagimin e dërguar nga Enis Sulstarova, pedagog në UT, në emër të 139 nënshkruesve nga Republika e Shqipërisë.
Në mesin e nënshkruesve ka emra të shquar të shkencës, diplomacisë, artit dhe universitetit. Listën e plotë mund ta gjeni më poshtë:
Rrahman Parllaku | Gjeneral/kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës (ish i burgosur politik) |
Arben Puto | Akademik/profesor i së drejtës ndërkombëtare) |
Luan Omari | Akademik/profesor i së drejtës kushtetuese |
Ksenofon Krisafi | Profesor i së drejtës ndërkombëtare/diplomat |
Abdi Baleta | Studiues/diplomat |
Sabit Brokaj | Profesor |
Fatos Klosi | Doktor shkence i fizikës |
Kujtim Çashku | Regjisor |
Pëllumb Xhufi | Historian |
Rexhep Uka | Profesor (ish-deputet dhe zëvendësryeministër) |
Moikom Zeqo | Arkeolog/shkrimtar |
Hysamedin Feraj | Politolog |
Rrustem Gjata | Jurist (ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese) |
Myslim Pasha | Profesor/Kolonel |
Koço Danaj | Studiues |
Agim Fagu | Mjeshtri i Madh (i sporteve) |
Fatos Tarifa | Profesor i sociologjisë/diplomat |
Aleksandër Kocani | Doktor i filozofisë |
Adrian Kati | Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës |
Ymer Minxhozi | Shkrimtar/publicist |
Dilaver Goxhaj | Profesor/ushtarak |
Rudina Xhunga | Gazetare/shkrimtare |
Kujtimi Buza | Piktor |
Bejkush Birçe | Ish-trajner i Kombëtares |
Dritan Hila | Analist/diplomat |
Kujtim Çako | Doktor i shkencave ekonomike/kryetar i Aleancës së Ushtarakëve |
Orgest Azizi | Studiues i filozofisë |
Perlat Sula | Ish-komandanti i Aviacionit të Forcave të Armatosura |
Andon Dhano | Doktor i shkencave/ushtarak |
Elvis Hoxha | Studiues i filozofisë |
Miti Galloshi | Doktor i shkencave ushtarake |
Zamira Çavo | Profesoreshë |
Enis Sulstarova | Sociolog |
Agim Binaj | Profesor i ekonomisë |
Sazan Guri | Profesor/ambientalist |
Lefter Jarazi | Kolonel |
Lekë Sokoli | Sociolog |
Pëllumb Zaimi | Pedagog/ushtarak |
Ramiz Feçorri | Shkrimtar/kolonel |
Sherif Hoxha | Avokat |
Edlira Çaushi | Pedagoge/studiuse e trashëgimisë kulturore |
Aleksandër Mihali | Nënkolonel |
Bashkim Elbasani | Profesor i matematikës |
Doan Dani | Historian |
Eduard Abazi | Profesor/inxhinier |
Alba Malltezi | Gazetare |
Adi Krasta | Gazetar, profesor |
Ali Oseku | Artist i Merituar) |
Armand Shkullaku | Gazetar |
Fitim Zekthi | Publicist |
Gentian Sala | Jurist |
Denion Ndrenika | Gazetar |
Alment Muho | Studiues i filozofisë |
Lutfi Dervishi | Gazetar |
Sokol Shameti | Gazetar |
Blendi Çeka | Politolog |
Rezarta Delisula | Gazetare |
Eda Elbasani | Profesoreshë e mjekësisë |
Krenar Zejno | Shkrimtar |
Brizida Gjikondi | Aktiviste e shoqërisë civile |
Ilir Yzeiri | Profesor/studiues i letërsisë |
Kadri Muka | Gazetar/ushtarak |
Gjergj Zaimi | Matematicien |
Admir Banaj | Diplomat |
Altin Kuko | Gjeograf |
Azem Qazimi | Shkrimtar |
Brikena Hoxha | Avokate |
Nusret Rodoni | Arsimtar (Mësues i Popullit) |
Sulejman Dida | Shkrimtar |
Vladimir Lulaj | Pedagog/ushtarak |
Adem Istrefi | Shkrimtar |
Dilfirus Vrioni | Aktiviste |
Mandeta Minxhozi | Studiuese e filozofisë |
Naz Feka | Politolog |
Neritan Kolgjini | Gazetar |
Shpëtim Kelmenti | Shkrimtar |
Artan Gjergji | Ekspert i ekonomisë |
Behar Gjoka | Studiues i letërsisë |
Ilirjan Pema | Muzikant |
Irakli Premti | Doctor shkence për gjeologji dhe miniera |
Klejdi Këlliçi | Pedagog |
Lindita Kaimi | Artiste (e merituar) |
Ardit Mekshiqi | Ambientalist |
Arjan Shahini | Pedagog/studiues |
Gjergj Bojaxhi | Analist politika ndërkombëtare publike |
Hajro Limaj | Opinionist |
Hasan Bello | Historian |
Ilir Mati | Gazetar |
Xhelaudin Çelmeta | Gazetar/ushtarak |
Xhevair Kolgjini | Piktor |
Edlira Çepani | Aktiviste e shoqërisë civile |
Edvin Pacara | Hartues politikash mjedisore |
Eljan Tanini | Gazetar |
Ergus Mërtiri | Studiues |
Edvin Çami | Pedagog |
Fatbardha Kadiu | Pedagoge |
Gëzim Alpion | Studiues/pedagog |
Ermir Hoxha | Historian arti |
Xhoxhi Buçka | Inxhinier civil |
Alban Bala | Analist/Ekspert i komunikimit |
Albi Lamaj | Tifozat Kuq e Zi |
Alfred Aga | Mjek |
Alida Karakushi | Analiste politikash publike |
Andi Tepelena | Artist |
Arben Elezi | Mjek |
Arbi Hoxha | Stomatolog |
Artan Gjoni | Arkitekt |
Artan Mane | Inxhinier elektronik |
Artan Manushaqja | Avokat |
Bashkim Rodoni | Artist |
Besmir Agalliu | Ambientalist |
Emiljo Leka | Regjisor |
Enkelejd Zonja | Artist |
Enris Buçka | Inxhinier Civil |
Entisa Cino | Inxhiniere Kimiste |
Ervin Dervishi | Informaticien |
Gent Xhenga | Tifozat Kuq e Zi |
Ilir Kapllani | Menaxher turistik |
Jon Grabocka | Ambientalist |
Jonida Gjoni | Financiere |
Ramazan Memishi | Piktor |
Roland Gjoni | Jurist |
Roland Xhafa | Mjek |
Sanije Kastrati | Arsimtare (mësuese e popullit) |
Valdete Byberi | Financiere |
Vladimir Gjino | Inxhinier Civil |
Bora Ylli | Skenariste |
Engin Zaloshnja | Aktivist i shoqërisë civile |
Genci Shehu | Psikolog |
Evi Veliu | Studente |
Gent Amzai | Student |
Grejsi Gjergji | Juriste |
Iliada Korçari | Politologe |
Ilir Kalemaj | Politolog |
Megi Braçellari | Studiuese e shkencave politike |
Zheni Korçari | Studiuse e gjermanistikës |
Nerta Veliu | Regjisore |
Pavjo Gjini | Student |
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Rrihen dy gra mes vete në Leposaviq, grisin dhe rrobat e njëra-tjetrës

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës