LAJMI I FUNDIT:

Anulohet takimi i liderëve të partive në koalicion me kryeministrin Hoti

Anulohet takimi i liderëve të partive në koalicion me kryeministrin Hoti
Foto: Arkiv

Takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës i paralajmëruar për sot nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është anuluar.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zyrtar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa njoftuan se takimi pritet të mbahet të hënën.

Ndërkaq, nga Zyra e kryeministrit të Kosovës në një prononcim për Telegrafin thanë se në agjendë të kryeministrit nuk ka pasur fare takim mes liderëve të partive në koalicionin qeverisës.


“Nëse ka informacione të reja do t’ju informojmë”, tha Xhavit Beqiri nga Zyra e kryeministrit.

Ndryshe, takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës ishte paralajmëruar një ditë më parë përmes një njoftimi për media nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë nesër (e enjte), në takimin që do mbahet në ndërtesën e qeverisë, së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe kryeministrin Avdullah Hoti”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori