LAJMI I FUNDIT:

ANP ndan 350 mijë euro për ndërtimin e 30 shtëpive

ANP ndan 350 mijë euro për ndërtimin e 30 shtëpive

Në vazhdën e përkushtimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të mbështetur kategoritë me gjendje të rëndë sociale, kryeministri Hashim Thaçi dhe drejtori menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për ndërtimin e 30 shtëpive për kategoritë me gjendje të rëndë sociale

Shtëpitë të cilat janë financuar nga ANP me iniciativë të Kryeministrit Thaçi do të ndërtohen për kategoritë pa strehë, për invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, familjet me gjendje të rëndë sociale, familjet e viktimave të luftës dhe për familjet e minoriteteve.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi është shprehur se kostoja e përafërt e përllogaritur për ndërtimin e 30 shtëpive është 350 mijë euro, ndërsa i gjithë ky proces do të jetë në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ANP-së.

“Dëshiroj të falënderoj Drejtorin dhe Bordin e ANP-së për mirëkuptimin, që kanë treguar në këtë drejtim”.


Nga ana e tij, drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, është shprehur se, është kënaqësi për kompaninë që ai drejton, që pas publikimit të rezultateve mbi performancën e mirë gjashtëmujore të Aeroportit, të cilat janë bërë publike javën e kaluar, si dhe zhvillimeve të fundit, të përkrahim iniciativën e kryeministrit Thaçi, për ndërtimin e shtëpive për kategoritë me gjendje të rëndë sociale.

“Do të jetë një bashkëpunim i ndërsjellë në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ANP-së dhe padyshim që edhe në të ardhmen, në qoftë se shprehet nevoja, do të jemi të gatshëm që të vazhdojmë të përkrahim nisma të tilla”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori