LAJMI I FUNDIT:

Anketë: Mbi 60 përqind e bullgarëve duan që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Anketë: Mbi 60 përqind e bullgarëve duan që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Sondazhet tregojnë se përqindja e atyre qytetarëve në Bullgari që besojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në, pa arritur një marrëveshje për çështjet e hapura, po rritet.

Kështu mendojnë 29.6 për qind e të anketuarve, që është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me nëntorin 2020.

Pothuajse 61% e qytetarëve bullgarë besojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), tregojnë rezultatet e një sondazhi të publikuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kjo është përgjigja e pyetjes – cili është interesi parimor i Bullgarisë për anëtarësim në RMV-së në BE, nëse çështjet kontestuese lihen anash? 60,9% e bullgarëve janë përgjigjur se vendi duhet të bëhet anëtar i Unionit, dhe 32,2% e të anketuarve kanë thënë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së.

Interesante janë edhe krahasimet e qëndrimeve të qytetarëve për pyetjen – a duhet thënë “po” në fillim të negociatave dhe pa arritur marrëveshje për çështjet e hapura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriu?

“Po” ​​janë përgjigjur 29,6 për qind e të anketuarve që në këtë anketë është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me përgjigjet e dhëna në anketën e nëntorit 2020, kur 16.9 për qind ishin përgjigjur pozitivisht.

69% e bullgarëve mendojnë se nuk duhet lejuar fillimi i negociatave pa zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në nëntor 2020 me këtë qëndrim ishin 81.1 për qind.

Një pikë interesante nga hulumtimi i përcjellë nga BNT është se çdo i gjashti bullgar ka të lidhje farefisnore me RMV-në. Pyetjes nëse në mesin e të afërmve, përfshirë edhe ata të largët, keni njerëz me rrënjë në hapësirën gjeografike të Maqedonisë, 17,3 për qind janë përgjigjur me “po”. 81,9% thanë “jo”, ndërsa 0,8% nuk ​​e dinin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori