Nga data 9 deri më 14 gusht në qytetin e Pejës do të mbahet edicioni i katërt i festivalit të filmit të animuar ANIBAR.
Numri i filmave që kanë aplikuar këtë vit për të qenë pjesë e festivalit ka shkuar deri në 585. Filmat e animuar vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës, Afrikës, Azisë, SHBA-ve dhe Amerikës latine.
Në programin e këtij edicioni të festivalit janë përzgjedhur për pjesëmarrje 111 filma me tematika të ndryshme, e që do të shfaqen gjatë 6 ditëve të festivalit në tre kinematë e qytetit, të improvizuara nga stafi i Anibar-it. Filmat janë të ndarë në 4 kategori të ndryshme: International, Ballkans, Students, Kids.
Në kategorinë “International” garojnë 50 filma, nder te cilat: Filmi holandez “Junkjard”, fitues i 20 çmimeve në festivale të ndryshme prestigjioze; “Fear of Flying” nga Irlanda, i shfaqur në “Tribeca Internacional Film Festival” njëkohësisht fitues i mbi 10 çmimeve në festivale tjera. Po ashtu, në këtë edicion do të shfaqet premiera e filmit “Next Generation” e autores franceze Yann Jouette, si dhe filma të tjerë.
Kategoria “Students” përfshinë gjithsej 27 filma të animuar të punuar nga studentë absolventë të universiteteve botërore. Njëri ndër ta është filmi i animuar “Rabbit and Deer” nga Hungaria, fitues i 24 çmimeve ndërkombëtare.
Kategoria “Ballkans” përfshinë 16 filma nga regjisorë të vendeve ballkanike. Filmat nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia do të garojnë për çmimin e filmit të animuar më të mirë Ballkanik.
Kategoria “Kids” përmban 18 filma të animuar për fëmijë të cilët do të shfaqen çdo ditë nga ora 12:00 në kinemanë “Jusuf Gervalla.”. Këta filma nuk kanë karakter garues.
Këtë vit festivali do të ketë edhe katër programe speciale:
- Kinematografia italiane është prezantim i filmave të prodhuar prej vitit 2002 deri në vitet e fundit të animatorëve italian me kurator Andrea Martinioni.
- Retrospektivë nga autori serb Nikola Majdak, (1927-2013) autor i mbi 300 filmave artistik, dokumentarë dhe filma të animuar si drejtori, skenaristi, drejtori i fotografisë apo kameraman në mbi 68 vjet karrierë. U përfshi në mesin e 100 autorëve më të mirë të filmave të animuar në botë nga animatorI dhe themeluesi ASIFA-s John Hallas. Ishte themelues dhe drejtor artistik i festivalit evropian të filmit të animuar "Balkanima".
- Animacioni afrikan me kurator Dr Mohamed Ghazala, një lektor, artist i filmave të animuar, si dhe themelues dhe drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar "ASIFA" në Afrikë. Ai ka punuar si pedagog në Universitetin Minia. Dr. Ghazala ka drejtuar dhe bashkëdrejtuar shumë filma fitues, si "Karnavalet" (2001) dhe "Shoe Honyan-së" (2009).
- Femrat në animacion me kuratoren Nancy Denney-Phelps, një gazetare që shkruan për animacionet dhe festivalet evropiane si dhe producente e kolonave zanore në animacion.
Përveç kinemasë së qytetit “Jusuf Gervalla” që do shfaq filma për fëmijë, filmat e tjerë do të shfaqen në dy kinematë e hapura: “Kino Urban” në kompleksin rinor dhe “Kino Liqeni” në parkun e qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës