LAJMI I FUNDIT:

Anglezët përqeshen me petulla

Anglezët përqeshen me petulla

Futbollistët e uritur të përfaqësueses së Anglisë janë tallur nga rivalët kroatë me petulla të ëmbla.

Trajneri Fabio Capello e ka vendosur të gjithë skuadrën në një dietë para ndeshjes së të mërkurës në Zagreb. Ndërkohë që nikoqirët e tyre kroatë kanë qeshur me tentativat e lojtarëve anglezë për ta mbajtur formën.

“Secili trajner ka të drejtën e mendimit, mirëpo jam i lumtur që në skuadrën kroate i bëjmë gjërat ndryshe. Ne mund ta hamë një petull të ëmbël ose një pite molle sa herë që duam”, ka qeshur Ivica Olic.

Ndërkohë tifozët kroatë kanë filluar të gjuajnë torte dhe sheqerka në Stadiumin Maksimir për anglezët e uritur.


Mësohet që anglezët e uritur është dashur të fshehin çipsa dhe biskota me qëllim që ta mposhtin urinë.