LAJMI I FUNDIT:

Anëtari i Kryesisë së degës së LDK-së në Podujevë i bashkohet Tahirit të AAK-së në garën për zgjedhjet lokale

Anëtari i Kryesisë së degës së LDK-së në Podujevë i bashkohet Tahirit të AAK-së në garën për zgjedhjet lokale

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka prezantuar sot kandidatin për asamble komunale Egzon Bejta, i cili ështC anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, tha se Bejta që nga mosha 18 vjeçare ka qenë i angazhuar në politikë dhe se së fundi ai ishte anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit.

“Sot, Egzon Bejta, iu bashkua edhe zyrtarisht ekipit tim në garën për kryetar të Podujevës. Egzoni, me profesion është Ekonomist i diplomuar, edhe pse i ri në moshë, ai ka një përvojë të madhe në politikë. Që nga mosha 18-vjeçare ka qenë i angazhuar në politikë, së fundi ishte anëtar i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit”, tha Tahiri.


Tahiri po ashtu bëri të ditur se Bejta është profesionist i ri dhe ambicioz i cili posedon dhjetëra certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Tutje, Tahiri theksoi se Egzoni vjen nga një familje e cila është e respektuar dhe e cila gjeneratë pas gjenerate ka kontribuar shumë për vendin.

“Egzoni, është një profesionist i ri ambicioz, ka mbi dhjetë certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata ndërkombëtare dhe vendore. Synimi i tij është që Llapit t’i kthehet nami që e ka pasur, ndërsa komuna të qeveriset me të rinj, derisa qyteti i Podujevës të jetë zonë urbane e evropiane. Egzoni vjen nga një familje shumë e respektuar, që gjeneratë pas gjenerate ka dhënë shumë për qytetin dhe gjithë vendin. Egzon, urime! Na priftë e mbara”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori