LAJMI I FUNDIT:

Anemia, shkaktare e lodhjes

Anemia, shkaktare e lodhjes

Nëse jeni në fazën reproduktive jetësore, e sidomos nëse vuani nga ciklet e dhembshme menstruale, keni tumore fibroide ose polipe, ose nëse keni lindur para pak kohësh, humbja e gjakut mund të shkaktojë anemone - një nga shkaqet kryesore të lodhjes dhe të dërrmimit te gratë.

Problemi lind kur gjakderdhja shpie në mungesë të hemoglobinës, proteinës së pasur me hekur në kokrrat e kuqe të gjakut, të cilat e çojnë oksigjenin nga mushkëritë në pjesët e tjera të trupit tonë. Po qe se organet nuk marrin sasi të mjaftueshme të oksigjenit, pason ndjenja e lodhjes së përgjithshme dhe e dërrmimit. Shkaktarët e tjerë të anemisë mund të jenë: gjakderdhja e brendshme, mungesa e hekurit, e thartirave folike ose e vitaminës B 12.

Anemia, po kështu, mund të jetë e shkaktuar nga sëmundjet kronike, siç është sëmundja e veshkave. Simptoma të kësaj janë: marramendjet, humbja e vetëdijes, ndjenja e të ftohtit të përhershëm dhe ndjeshmëria. Për konstatimin e diagnozës, mjafton të bëhet
testi i gjakut.

Shërimi përbëhet zakonisht nga marrja e ilaçeve që përbëjnë hekur dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë hekur (spinaqi, brokoli dhe mishi i kuq). Krahas shërimit efikas, ndjenja e lodhjes do të duhej hequr për 30 ditë ose edhe më pak. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori