LAJMI I FUNDIT:

Anderholt: Presim përgjigje nga Baily për akuzat e partizimit të ambasadës

Anderholt: Presim përgjigje nga Baily për akuzat e partizimit të ambasadës

Kongresmeni republikan amerikan nga Alabama, Robert Anderholt, deklaroi se ende nuk ka marrë përgjigje të letrës që së bashku me pesë kongresmenë tjerë e dërguan deri te ambasada e Amerikës në Shkup para një muaji, në të cilën kërkuan raport për financimin e organizatave të lidhura majtiste dhe partiake me para të obliguesve tatimor amerikan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ambasadori ndoshta punon në disa përgjigje. Unë kam shkruar letër me kolegët e mi dhe dëshironim të informohemi kur dëgjuam informata shqetësuese të drejtuara drejt nesh, si kongresmenë të cilët kemi vizituar Maqedoninë, të cilët kemi udhëtuar dhe punuar atje me liderë të ndryshëm në vend. Ekziston brengë nga ana jonë se si janë shpenzuar një pjesë e atyre parave. Ne as nuk kemi marrë përgjigje, por nëse ambasadori punon diçka, besoj se do të na japë përgjigje në kohë, kur do ta kompletojë informatën”, deklaroi Anderholt, për televizionin e Maqedonisë.

Ai ishte pjesë e grupit në të cilën ishin edhe kongresmenë të shquar si Kristofer Smith dhe Lui Gomert, të cilët kërkuan përgjigje nga ambasadori Xhes Bejli për financimin e organizatave joqeveritare të lidhura me miliarderin George Soros në Maqedoni, si dhe për citimet se ambasada amerikane është ndalur në anën e partisë së LSDM-së në negociatat për organizim të zgjedhjeve dhe pas tyre.


Aderholt thotë se kongresmeni Smith, si kryesues i komisionit për bashkëpunim me OSBE-në në Kongresin amerikan, ka punuar në një numër të madh të rasteve të tilla për politizim të programeve amerikane për ndihmë të shteteve të huaja, në mbarë botën. Smith paralajmëroi organizim të hetimit nga ana e Kongresit amerikan për punën e ambasadorit Bejli dhe i bëri thirrje të japë dorëheqje derisa akuzat për keqpërdorim të parave për ndihmë në qëllimet politike konfirmohen.

Në raportet e gazetarëve thuhet se paratë e ambasadës amerikane janë ndarë në organizatat e formuara nga fondacioni i Xhorxh Soros të cilët kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme dhe të cilat kanë lidhshmëri partiake me LSDM-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori