LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Tottenham – Chelsea

Analizë dhe parashikim: Tottenham – Chelsea

Chelsea do ta ketë një mision shumë të vështirë si mysafirë i Tottenham Hotspurs, megjithëse ka shënuar 13 fitore rresht në Ligën Premier.

Vendi: White Hart Lane, Londër
Koha: 04 janar (e mërkure), 21:00



Lajmet rreth ekipeve

Tottenham Hotspurs
Kyle Walker dhe Jan Vertonghen do të kthehen pas pezullimit që munguan në fitoren kundër Watfordit me rezultat.
Mauricio Pochettino mund t’i kthehet formacionit të njohur 4-2-3-1, ndërsa Mousa Dembele dhe Moussa Sissoko potencialisht ka mundësi që mos të jenë në formacionin bazë. Erik Lamela është dyshim pas problemeve të vazhdueshme me grip, i cili do të jetë shqetësimi i vetëm i Pochettinos.

Chelsea
John Terry nuk do të përfshihet në formacionin e trajnerit Antonio Conte, por Marcos Alonso pritet të shërohet pas lëndimit të kyçit të gjatë fundjavës.
Pedro rikthehet nga pezullimi dhe mund ta zëvendësojë në sulm Willianin, pavarësisht formës së mirë të reprezentuesit brazilian.
Nemanja Matic mund t’ia zë vendin në mesfushë Cesc Fabregasit.

A e dini se?

Chelsea ka fituar 13 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier.
Chelsea ka fituar në të dyja pjesët e nëntë prej 12 ndeshjeve të fundit në Ligën Premier.
Tottenham ka fituar gjashtë prej shtatë ndeshjeve të fundit në shtëpi në Ligën Premier.
Në shtatë ndeshjet e fundit të Tottenhamit në Ligën Premier janë shënuar mbi dy gola.
Chelsea nuk ka pësuar gol si mysafirë në pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit në Ligën Premier.
Chelsea janë të pamposhtur në 14 nga 15 ndeshjet e fundit kundër Tottenhamit në të gjitha garat.
Në ndeshjet e Chelseat si mysafirë në Ligën Premier janë shënuar më pak se dy gola.
Tottenham ka shënuar të paktën dy gola në katër ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.
Chelsea ka shënuar të paktën dy gola në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të fundit kundër Tottenhamit në të gjitha garat.

Analizë
Tottenham ka fituar dy ndeshje e fundit me rezultat 4-1 dhe ka siguruar një vend në top-katërshen e renditjes tabelore të Ligës Premier. Spurs janë të pamposhtur në tri takimet e fundit si vendas kundër Chelseat, duke përfshirë fitoren e paharrueshme 5-3 dy vjet më parë.
Fitorja kundër Stoke City e Chelseat, ka bërë që kjo e fundit të thyej rekordin e Arsenalit me 13 fitore rresht ndërsa me një triumf kundër Spursave do të mbante këtë rekord i vetëm. Ata kanë pranuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit si mysafirë.
Spursat dhe Chelseat janë në top-formë dhe pritet një ndeshje mjaft e fortë dhe me shumë taktizime prej anës së trajnerëve Maurichio Pochettinos dhe Antonio Contes. /Telegrafi/

Tottenham 12 Chelsea

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Formacionet zyrtare, Man Utd vs Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

Premier League
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Kalo në kategori