LAJMI I FUNDIT:

Analistët zbërthejnë slloganin e Vjosa Osmanit për zgjedhje

Analistët zbërthejnë slloganin e Vjosa Osmanit për zgjedhje

Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar sloganin e Vjosa Osmanit për garën zgjedhore.

Astrit Gashi thotë se thirrja për guxim do të kishte pasur peshë deri në vitin 2010 pasi ka pasur gjëra shumë të paqarta.

“Tashmë këto paranoja janë thyer nga mediat, shoqëria civile apo edhe Vetëvendosje në kuptimin e trimërisë…Guximi i Vjosa Osmanit më shumë lidhet me degët e nëndegët e LDK-së. Kjo iu bënë më shumë thirrje atyre që të kalojnë nga kjo. Nuk është e lehtë që të kalosh në një kamp tjetër pas 25 vitesh në një parti“, tha Gashi, përcjell Telegrafi.


Vehbi Kajtazi thotë se “Guxo” nuk i shkon shumë si slogan Vjosa Osmanit pasi sipas tij kjo e fundit nuk ka treguar shumë guxim në politikë.

“Po të kishte guxim në politikë, ajo do të luftonte brenda LDK-së. Vjosa Osmani e ka ndërtuar ngritjen në karrierë duke sulmuar Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin…Vjosa Osmani po guxon të merr vetëm njerëz nga LDK e jo edhe nga  Vetëvendosje. Ajo po sulmon vetëm LDK-në por jo edhe Vetëvendosjen, madje ajo po mundohet t’i arsyetoj edhe qëndrimet e dikurshme kundër  LVV-së”, tha Vehbi Kajtazi.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se slogani i Vjosa Osmanit më shumë u drejtohet qytetarëve se vet asaj.

“Thirrja më shumë u drejtohet qytetarëve që të trimërohen qytetarët që guxojnë por nuk është qëllimi që ta paraqes listën e saj si të guximshme…Nuk mendoj që sot në Kosovë ka qytetarë që kanë frikë të votojnë ndonjë parti”.

Ymeri thotë se të rreshtohesh sot me shumicën është pragmatizëm e jo guxim.

Ilir Mirena thotë se Vjosa Osmani vështirë se mund të ketë sukses nëse e njëjta nuk i bashkëngjitet listës zgjedhore të Vetëvendosje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Politikë
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Lajme
Kalo në kategori