LAJMI I FUNDIT:

Analistët ushtarakë tregojnë se pse nuk duhet injoruar kërcënimet e rrezikshme të Kim Jong-un për luftë bërthamore!

Analistët ushtarakë tregojnë se pse nuk duhet injoruar kërcënimet e rrezikshme të Kim Jong-un për luftë bërthamore!

Presidenti amerikan Donald Trump në kërcënimin më të “nxehtë” deri më tani ka kërcënuar se mbi Korenë e Veriut do të bëhet një sulm, të cilin bota nuk e ka parë deri më tani, nëse Kim Jong-un vazhdon të kërcënojë SHBA-të.

Por kjo gjë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, me sa duket nuk i ka bërë shumë përshtypje këtij të fundit. Për më tepër, ai ka thënë edhe më prerazi, por edhe shumë në mënyrë më konkrete.

“Do të godasim bazën ushtarake në ishullin e raketave strategjike në Guam të cilat bartin mbushje bërthamore”.


Dhe siç thuhet më tej, është një zëdhënës i forcave strategjike të Ushtrisë Popullore koreane ai që ka shpjeguar për gazetarët se në Shtabin e Përgjithshëm me kujdes janë duke u përpunuar plane operative për sulme në ishullin e Guam, me anë të raketave balistike Hwasong-12.

“Këto raketa do të shkatërrojnë bazën kryesore ushtarake në Guam, duke përfshirë bazën e forcave ajrore Anderson”, ka përfunduar zëdhënësi i ushtrisë së Koresë së Veriut.

Sipas analistëve, ndonëse të përsëritura, kërcënimet e Kim Jong-un nuk duhet injoruar. Kjo për faktin se sipas tyre, raketat e tilla edhe mund të arrijnë një cak të tillë.

Analistët ushtarakë vlerësojnë se këto raketa janë të afta për të fluturuar më shumë se 5.000 kilometra, dhe në teori ato janë në gjendje për të arritur në Guam.

Në përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës verbale mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut erdhi dy ditë pasi gazeta The Washington Post publikoi pjesë të një raporti sekret të ushtrisë dhe inteligjencës amerikane, e cila thotë se Pheniani mund të prodhojë një kokë rakete bërthamore që mund të montohet në kokë të raketave të saj ndërkontinentale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori