Me përkrahjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës është votuarLigji për Rimëkëmbje ekonomike. Nga kjo parti e mohojnë se kjo mbështetje është dhënë në kompensim të futjes në qeveri, apo mbështetjen për kandidatin e saj për postin e presidentit. E analistët shprehin mendime të ndryshme për këto qëndrime të partisë opozitare.
Vota e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike sipas zëdhënësit Avni Bytyqi, nuk ka të bëjë as me hyrjen e këtij subjekti në Qeveri e as me postin e presidentit.
“Kjo nuk ka të bëjë fare as me çështjen e futjes në qeveri e as me presidentin. Kjo është qasje e PDK-së: Opozitë ndaj qeverisë por jo ndaj qytetarit. PDK-ja ka kërkuar që nga fillimi i pandemisë që të kemi masa konkrete për bizneset dhe qytetarët e sidomos për kategoritë që janë në front kundër pandemisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avni Bytyçi.
Analisti Fitim Salihu thotë se gjasat për tu futur PDK-ja në Qeveri po duken të vogla. Ai vlerëson se kjo parti ka dalë mjaft mirë në opinionin publik për qëndrimet që ka mbajtur në raport me ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
“Ne mund vetëm të spekulojmë, por deri tani nga ajo që është deklaruar nga zyrtarë të lartë të PDK-së, ata nuk e kanë ndërmend të futen në qeveri. Për çështjen e presidentit pritet të shihet çfarë do të del nga një tryezë që është thirr, por presioni do të jetë te qeveria”, deklaroi Fitim Salihu, përcjell Telegrafi.
E analisti Rasim Aliaj thotë se me veprimet e saj politike, PDK-ja është duke e shtruar rrugën për hyrje në Qeveri.
“Mund të kemi një përfshirje të PDK-së në koalicionin aktual. Opsioni tjetër mbetet që PDK të dërgoj emrin e një kandidati për president. E gjitha kjo mund të jetë edhe për shkak të rezultatit të zgjedhjeve në Podujevë”, deklaroi Rasim Alija.
Kryeministri Avdullah Hoti ditë më parë kishte paralajmëruar një takim të përbashkët me të gjitha partitë politike në vend për postin e presidentit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës