LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Thaçi mund t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme (Video)

Analistët: Thaçi mund t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme (Video)

Presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi, mund t’ia imponojë vendit shkuarjen në zgjedhje të parakohshme si rezultat i krizës politike.

Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, forca elektorale e cila qëndron prapa Thaçin e bën atë më të fuqishëm sesa të gjithë presidentët tjerë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 Duke komentuar ofertën e PDK-së, për dialog mes pozitës dhe opozitës, analisti behxhet Shala thotë se është e pamundur të ndërtohet një konsensus i gjerë për bashkëqeverisje mes pozitës dhe opozitës.


Opozita, sipas tij, ofertë serioze e konsideron vetëm caktimin e datës se zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa, analisti Halil Matoshi, thotë se ish kreu i PDK-së, Hashim Thaçi njihet si pragmatist i madh dhe  do të përpiqet që oferta e tij të jetë e pranueshme për opozitën.

Por, Matoshi nuk përjashton mundësinë që Thaçi si president i vendit të dakordohet me opozitën që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Nga maskat kundër-gaz te snajperët mbi Kryeministri, policia mobilizohet për protestën e PD-së në Tiranë

Lajme
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës

Lajme
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb

Lajme
Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Gjykata kërkon nga Prokuroria Speciale plotësimin e aktakuzës ndaj dy ish-ministrave, Shala dhe Krasniqi

Drejtësi
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Kalo në kategori