LAJMI I FUNDIT:

​Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

​Një i vdekur dhe 498 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkaq janë regjistruar edhe 498 raste të reja.

Gjithsej janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 498 qytetarë, në këto bashki:

147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.


Numri i personave aktivë në Shqipëri arrin në 3,724, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit vetëm një 72-vjeçar nga Kruja nuk ka arritur të mbijetojë.

521 qytetarë janë shëruar gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.