Përleshjet e anëtarëve të partive politike në zgjedhjet e brendshme nëpër degë të ndryshme, janë bërë dukuri e zakonshme kohët e fundit.
Rasti i fundit ishte një përleshje fizike gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë, ku në garë për të parin e kësaj partie në Mitrovicë, janë Safet Kamberi dhe Faton Peci.
Sipas informative përleshja ka ndodhur shkaku i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të një nëndege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.
Ndërsa para disa ditësh në degën e PDK-së në Gjilan po ashtu ndodhi një përleshje verbale.
Këto përleshje, sipas njohësve të çështjeve politike po ndodhin për shkak të qëllimeve të anëtarëve të degëve që kanë për pushtet.
Analisti i çështjeve politike Belul Beqaj në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se këto përleshje po i dëmtojnë raportet e anëtarësisë.
“Konfrontimet e brendshme partiake janë pasojë e mungesës së standradeve. Në situata të mungesës së kritereve të meritokarcisë konfliktet e brendshme janë të pritshme pavarësisht se ato i dëmtojnë raportet e ndërsjella të anëtarësisë. Rekrutimi dhe përzgjedhja në baza ekskluzive personale ose grupore të individëve tregon se në këto parti arsyeja dominuese e angazhimit dhe ekzistimit është pushteti. Ndërsa, pushteti po shndërrohet në qëllim, i cili po i përdor udhëheqësit potencialë, ndërsa këta të tjerët si instrumente për interesat personale”, ka thënë Beqaj.
Sipas tij, ende nuk ka vetëdijësim politik, dhe në këtë mënyrë po cenohet demokracia.
“Sa më shumë që flitet për demokraci aq më shumë ajo cënohet. Demokracia është sjellje, respekt të vlerësimit të shumicës, por duke marr parasysh edhe interesin e pakicës. Mjerisht, ne ende nuk kemi ardhur në këtë fazë të vetëdijësimit politik”, ka thënë ai.
Ndërsa, sipas njohësit të çështjeve politike, Ramush Tahiri, këto përleshje ndodhin kur partitë janë ën fazë të transformimit.
Ai ka thënë se më viteve të kaluara partitë kanë qenë më të dëgjuara ndërsa tani jo.
“Në partitë që ndodhin këto përleshje mes vete në degë e nëndegë, është faza kritike e transformimit të partisë, sepse nga partitë liebriste që kanë qenë të dëgjuara filluan me u bë qendrat e vendosjes lokale apo sherifat lokal që nuk i dëgjojnë krerët e partisë, por që i kanë njerëzit e tyre familjarë. Ata i kanë grupet e interesit që e mbrojnë njëri – tjetrin dhe kandidatin, sepse bëjnë përfitime përmes njerëzve që i kanë në parti. Faktikisht që i kanë në pushtet për tendera lokal, për punësime familjare, në shkolla, kompetenca ka plotë edhe komuna për shkak të përzgjedhjes së drejtorëve, të arsimtarëve, e shumë tjera”, ka thënë ai për Telegrafin.
Tahiri ka thënë se është interes, që secila parti duke e pasur synim pushtetin të përlahet dhe të rrihen mes veti e të mos i harmonizojnë qëndrimet.
“Pastaj nuk e dëgjojnë edhe qendrën, pasi që tek ne në Kosovë është bërë modë që nga një parti të shkosh tek tjetra. Pra je i pakënaqur në një parti dhe tjetra menjëherë të merr sepse i thua po i sjell 100 vetë, 200 apo 1000 në zgjedhje. Ne kemi edhe në nivel qendrorë edhe në nivel lokal bartje të individëve ose grupeve nga një parti tek tjetra. Këto nuk përfundojnë, kjo është strukturë e partisë. Ky sistem zgjedhor është e habitshme pse nuk i ka prodhuar konfliktet më herët. Duket më herët të gjithë kanë qenë të dëgjueshëm dhe nuk e kanë ditur të gjithë se çka janë përfitimet e pushtetit dhe e kanë dëgjuar liderin. Mirëpo tani kemi problem se edhe në nivel qendror po bëhen dy deri në tre liderë”, ka thënë ai duke treguar se në pothuajse të gjitha partitë ka filluar kjo praktikë.
“Kjo po ndodhë me PDK-në, LDK-në, Aleanca ka mbetur ende liberiste, tek AKR-ja ka filluar por prapë është sikur menaxhim i fabrikës është tjetër strukturë. Aty njerëzit kanë interes është sikur kontratë pune nuk është ideologjike partia e Pacollit”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa në përleshjen e djeshme zyra e informimit për media LDK përmes një njoftimi ka ëbrë të ditur se Kuvendet janë ndërpre për shkak të drejtimit dhe menaxhimit skandaloz nga ana drejtuesve të kuvendeve të procesit.
“Pasi që ata nuk ndërmorën asnjë hap për pamundësimin e përpjekjeve që të ndikohet në procesin zgjedhor, duke lejuar që pjesë e këtij procesi të bëhen edhe personat që nuk ishin anëtarë të këtyre nëndegëve dhe të atyre që nuk ishin fare anëtarë të LDK-së, por të partive tjera politike në Mitrovicë.Po ashtu, drejtuesit e këtyre dy kuvendeve nuk u angazhuan fare për të qetësuar sjelljet agresive e të dhunshme të disa personave, sidomos në nëndegën ‘Qendra’”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova