LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Ivanovi cënon sigurinë e Maqedonisë (Video)

Analistët: Ivanovi cënon sigurinë e Maqedonisë (Video)

Siguria e vendit është e rrezikuar seriozisht pas zhvillimeve të fundit që u nxitën nga ashpërsimi i retorikës nacionaliste të ish kryeministrit Gruevski si dhenta vendimi i fundit i presidentit Ivanov. Akademiku Abdylmenaf Bexheti për Alsat-M vlerëson se situata në Maqedoni po shkon duke u përshkallëzuar dhe mund të eskalojë nëse së shpejti nuk vihet nën kontroll.

Fatkeqësisht nëse gjykojmë nga e kaluara mund të dëshmojmë se nuk po ndodh për herë të parë kjo situatë dhe mund të ketë eskalim të situatës pasi të gjithë faktorët tashmë vlerësojnë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një krizë politike por ajo kalon edhe në krizë të sigurisë dhe i tejkalon dimensionet e një shtetit dhe është rajonale. Edhe zonja Mogerini e përmendi kompleksitin e situtatës në vend dhe rajon dhe këtu mund të pritet cdo gjë”, tha për Alsat-M, akademiku Abdylmenaf Bexheti.

Edhe ish diplomati maqedonas Denko Malevski flet për pasojat e rrezikshme që mund të sjellë vendimi anti-kushtetues i Ivanovit për të mos ia dorëzuar kreut të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai vlerëson se aktualisht vendi ka nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve për të mos lejuar që situata të del nga kontrolli.


Duke analizuar situatën, njohësit e çështjeve politike thonë se Moska po keqpërdor situatën e krijuar në Maqedoni. Për situatën e fundit në vend, në emisionin 360 Gradë ka folur edhe ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, i cili ka thënë se pas vendimit të fundit presidenti Ivanov duhet të jep dorëheqje pasi ka shkelur Kushtetutën. Sipas ish diplomatit evropian Ivanovi nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por vetëm ato të VMRO-DPMNE-së . Ai më tej ka kërkuar që grupacioni i partive të djathta evropiane ta përjashtojë nga kjo organizatë VMRO-DPMNE-në e Gruevskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori