LAJMI I FUNDIT:

Amsterdami lejon ‘motoçikletat e birrës’

Amsterdami lejon ‘motoçikletat e birrës’

Qyteti i Amsterdamit ka marrë vendim që ‘motoçikletat e birrës’ të vazhdojnë vozitjen nëpër këtë qytet.

‘Motoçikletat’ në të cilat qëndrojnë të ulur njerëz rreth një banaku që gjendet në mes, janë ‘orendi’ të qendrës së qytetit.

Mirëpo dy aksidente të cilat kanë ndodhur brenda dy muajsh, i kanë detyruar autoritetet e qytetit që të bëjnë një shqyrtim në lidhje me rrezikun që shfaqin këto ‘motoçikleta’.

Në bazë të analizave, qyteti ka vendosur që t’i lejojë ‘motoçikletat e birrës’ që të vazhdojnë vozitjen, ka thënë të shtunën një zëdhënës nga qyteti i Amsterdamit, njofton Reuters.


Megjithatë, janë vendosur disa rregulla, sipas të cilave, duhet të kenë leje nga lagjet ku do të voziten, po ashtu do të jetë e kufizuar edhe koha e lëvizjes, ndërkohë që do të jetë e domosdoshme që vozitësi të jetë ‘esëll’.