LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime ‘sekrete’ për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime ‘sekrete’ për Ukrainën në Zvicër

Amerikanë dhe rusë janë takuar në Zvicër për bisedime jozyrtare rreth luftës në Ukrainë gjatë muajve të fundit, kanë njoftuar tre burime me njohuri për këtë çështje për Reuters.

Ndërsa të pranishmit kishin përvojë diplomatike dhe të sigurisë, ata nuk ishin zyrtarë qeveritarë.

Ata nuk janë identifikuar, por bëhet e ditur se të paktën një numër i vogël i këshilltarëve të Trumpit ishin në dijeni të takimit, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Shumë detaje të tjera mbeten të paqarta, duke përfshirë nëse ukrainasit ishin të pranishëm kur filluan takimet dhe çfarë përfshinte agjenda e tyre.

Ndryshe, Ministria e Jashtme zvicerane tha se takimet mbahen rregullisht në Zvicër midis palëve të përfshira në konfliktin e Ukrainës dhe se është e informuar për to.

Organizuar nga aktorë joshtetërorë, ato mundësojonë shkëmbime që nuk përfshijnë drejtpërdrejt qeveritë, thuhet në një deklaratë.

“Këto aktivitete ndihmojnë për të mbështetur përpjekjet diplomatike në lidhje me konfliktin”, tha ministria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori