Ambasadorja e Suedisë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se kryeqyteti i vendit nordik mund të arrijë imunitetin e tufës deri në maj – një rezultat i një përgjigje të diskutueshme ndaj pandemisë coronavirus që përfshin vetëm disa kufizime publike.
“Rreth 30 për qind e njerëzve në Stokholm kanë arritur një nivel imuniteti”, ka thënë Karin Ulrika Olofsdotter për Radio Publike Kombëtare (NPR), përcjell Telegrafi.
Ndryshe, deri më tani, afër tre milionë njerëz janë infektuar nga coronavirusi i ri, i cili ka shkaktuar më shumë se 206,000 vdekje në të gjithë botën.
“Ne mund të arrijmë imunitetin e tufës në kryeqytet qysh në muajin tjetër”, tha Olofsdotter në intervistën e botuar të shtunën.
I ashtuquajturi “Imuniteti i tufës” ndodh kur një përqindje e mjaftueshme e një popullate bëhet imune ndaj një virusi, qoftë përmes infeksionit ose vaksinimit, duke parandaluar kështu përhapjen e mëtejshme në të gjithë grupin.
Ndërsa përqindjet ndryshojnë bazuar në patogjenin, këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se modelet tregojnë rreth 60 për qind të një komuniteti të caktuar do të duhet të jenë imunë për të arritur imunitetin e tufës për coronavirusin e ri, SARS-CoV-2.
Sidoqoftë, mbetet ende e paqartë se sa imun është një pacient i rikuperuar nga coronavirusi dhe sa zgjat ky imunitet.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar kundër qeverive që lëshojnë të ashtuquajturat “pasaporta të imunitetit” për ata që janë shëruar nga sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi, COVID-19.
Kjo pasi që Koreja e Jugut ka raportuar kohët e fundit se 222 pacientë të COVID-19 përsëri kanë testuar pozitivë pasi u tha se ishin “të pastër nga virusi”.
Autoritetet atje janë duke punuar për të përcaktuar nëse testet nuk arritën të njohin virusin që ishte ende i pranishëm në ata pacientë, ose nëse individët ishin me të vërtetë të “ri infektuar”.
Në intervistën me NPR, Olofsdotter u pajtua se nevojiten më shumë hulumtime dhe testime për t’iu përgjigjur pyetjeve që lidhen me imunitetin, duke shtuar se qeveria suedeze është e gatshme të ndryshojë strategjinë e saj nëse situata e kërkon atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?