LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus në Beograd: Rezoluta 1244 bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ambasadori rus në Beograd: Rezoluta 1244 bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, ka thënë se kthimi në Rezolutën 1244 është baza dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Këto komente ambasadori rus i  ka bërë me rastin e 21 vjetorit të miratimit të Rezolutës 1244 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe, ambasadori rus ka vlerësuar se rezoluta mbeti në harresë dhe se mosrespektimi i saj është një burim paqëndrueshmërie në rajon dhe Evropë, dhe arsyeja pse një zgjidhje e përhershme për Kosovën nuk është arritur ende.


“Sot flitet shumë për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, në çfarë mënyre, cili është qëllimi,  cila është zgjidhje e mundshme. Rezoluta 1244 ka mbetur në harresë te partnerët tanë perëndimorë, megjithëse ka rëndësi thelbësore. Nëse do të respektohej në masën e nevojshme, atëherë nuk do të mendonim për ndonjë dokument tjetër”, tha ambasadori rus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori