LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Godfrey: Qëllimi i SHBA-së është të inkurajojë dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori Godfrey: Qëllimi i SHBA-së është të inkurajojë dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, thotë se interesi i Uashingtonit është që Ballkani Perëndimor të jetë një rajon i stabilitetit dhe prosperitetit.

“Qëllimi i SHBA është të inkurajojë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës dhe të tregojë se njerëzit në rajon do të përfitonin nga gjetja e zgjidhjes për çështjen e Kosovës”,  përcjell Al Jazzera deklaratën e Anthony Godfrey dhënë televizionit publik serb “RTS”.

“Detyra ime është të përmirësoj marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë, por edhe të punoj në interes të vendit tim në Ballkan. Dhe është interesi i Amerikës që Ballkani Perëndimor të bëhet një rajon i stabilitetit dhe prosperitetit, ku respektohen vlerat demokratike, ku shtetet respektojnë kufijtë dhe kanë marrëdhënie të mira”, tha ambasadori amerikan, transmeton Telegrafi.


Ai theksoi se kjo është mënyra më e mirë për rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe kjo është arsyeja pse qëllimi i tij është të përdorë të gjithë energjinë dhe të gjitha mjetet e ambasadës në Beograd për të ndihmuar Serbinë të arrijë qëllimin që ia ka vënë vetes, anëtarësimi në BE.

Ai tha se BE kishte dërguar një sinjal të keq kur tha se po ndalonte procesin e zgjerimit.

“I dërguari amerikan i Ballkanit Perëndimor Matthew Palmer dhe unë kemi biseduar dhe kemi shprehur zhgënjimin që BE nuk ka ndërmarrë hapa përpara. Ishte një sinjal i keq”, tha ambasadori amerikan.

Godfrey ka përsëritur se SHBA angazhohet që të gjitha vendet e rajonit të bëhen anëtare të BE-së, veçanërisht ato që dëshirojnë ta bëjnë këtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori