LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan Hovenier vizitë në Devolli Corporation, lavdëron sukseset e Comoditas

Ambasadori amerikan Hovenier vizitë në Devolli Corporation, lavdëron sukseset e Comoditas

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se ka vizituar sot fabrikën e njohur të dyshekëve, Comodita, në qytetin e Gjakovë.

Hovenier është fascinuar me punën që zhvillon, Comodita, si eksportuesi numër një i dyshekëve nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Eksporti numër 1 i Kosovës në SHBA, janë dyshekët: E përfundova ditën time me një turne në fabrikën Comodita, ku këta dyshekë fillojnë udhëtimin e tyre për në Shtetet e Bashkuara. Shembull i shkëlqyeshëm se si avancimi i bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, u sjell përfitim qytetarëve të të dy kombeve”, ka shkruar i pari i SHBA-së në Kosovë.

Ambasadori amerikan është pritur nga aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, dhe drejtori i Comoditas, Eroll Shabi.

Devolli i ka treguar diplomatit amerikan rrugëtimin dhe planet për rritjen e vazhueshme të brendit të Comoditas përtej Atlantikut.

“Ne jemi shumë falëmnderues për mbështetjen që e kemi marrë nga dita e parë nga shteti amerikan dhe ambasada amerikane në Kosovë. Me këtë përkrahje amerikane ne ia kemi dalë që për një kohë shumë të shkurtër të bëhemi eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë dhe bindshëm më të mëdhenjtë nga Kosova drejt SHBA-së. Ky rrugëtim yni i përbashkët do të shkojë duke u rritur dhe forcuar edhe në të ardhmen” është shprehur sipërmarrësi Devolli.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori