Arti dhe kultura mund të jenë shpesh instrumente efecientë të diplomacisë globale. Ato mund të kapërcejnë mosmarrëveshjet politike dhe ekonomike, duke fituar zemrat dhe mendjet e popujve në mbarë botën. Një nga përpjekjet më të suksesshme të diplomacisë publike amerikane të fundit të shekullit të 20-të ishte programi "Jazz Ambassadors" (“Ambasadorët e xhazit”), dhe kjo muzikë mbetet edhe sot pjesë e rëndësishme e influencës kulturore amerikane. Një ekspozitë e re në Washington shpreh pikërisht këtë arritje të diplomacisë muzikore të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë Luftës së Ftohtë, xhazi ishte një instrument i fuqishëm i diplomacisë kulturore amerikane. Ai transformoi marrëdhëniet mes superfuqive dhe ndihmoi t’i jepte formë imazhit të demokracisë në botë, veçanërisht për ata që jetonin nën komunizmin sovjetik dhe të Evropës Lindore. Në kuadrin e një programi të financuar nga qeveria amerikane, nëpër botë u dërguan “ambasadorët e xhazit”, mes tyre muzikantë të tillë të mirënjohur si Louis Armstrong, Dizzy Gillespie, Benny Goodman, Duke Ellington dhe Dave Brubeck. Nga vitet 50të deri në vitit 70të, ata bënë turne në 35 vende të ish Bashkimit Sovjetik, Evropës Lindore, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë. Muzika e tyre ndikoi ndjeshëm në përshtypjen e popujve për Shtetet e Bashkuara, duke nxitur një pikëpamje pozitive për Amerikën dhe duke ulur tensionet e Luftës së Ftohtë.
"Askush nuk dilte jashtë atëherë, veçanërisht po të kemi parasysh njerëzit e zakonshëm. Kush mund të shkonte në vitin 1956 në Birmani apo Tajlandë? As që mund të mendohej. Ato ishin vetëm udhëtime imagjinare për shumicën e vendeve. Kështu ambasadorët e xhazit ishte mjaft të famshëm dhe mbaheshin si diplomatët e muzikës amerikane. Trashëgimia që ata lanë pas është ende me influencë”.
Curtis Sandberg është zv/president i arteve në Qendrën Ndërkombëtare Meridian dhe kurator i ekspozitës "Jam Session", një term i muzikantëve për interpretimet e çastit. Ekspozita e sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, do të hapet në vende të ndryshme të botës në tri vitet e ardhshme. Ajo përmban 100 fotografi nga veprimtaria 22 vjeçare e programit të “Ambasadorëve të xhazit”.
"Këta njerëz ishin të mrekullueshëm. Ata u rezistuan rreziqeve dhe sëmundjeve. Ato ishin turne të vështira. Ata liheshin shpesh jashtë deri në tri maj, në kushte mjaft të rënda. Ata ishin heronj”.
Trashëgimia e Ambasadorëve të parë të Xhazit ende jeton sot nëpërmjet programit të Departamentit të Shtetit "Rhythm Road", që përmban forma të ndryshme të muzikës, nga xhazi dhe bluz tek kejxhën dhe hip-hop. Misioni i tij është të ndajë me botën kontributin e veçantë të Amerikës në muzikë dhe nxisë mirëkuptimin ndërkulturore. Maura Pally, ndihmës sekretare e Shtetit për Arsimin dhe Çështjet Kulturore, thotë se diplomacia kulturore është edhe sot tejet e rëndësishme në botë.
"Diplomacia kulturore na ofron një mënyrë të veçantë për t’u lidhur me popujt, me të cilët nuk do të lidheshim në forma të tjera. Arti dhe muzika i kapërcejnë ndarjet fetare, politike dhe gjuhësore në një mënyrë që asgjë tjetër nuk mund ta bëjë”.
Ndërsa muzika mbetet pjesë e rëndësishme e diplomacisë publike amerikane, një brez më ri muzikantësh të xhazit po vinë në skenë. 9-vjeçari Geoffrey Gallante filloi të jepte shfaqje kur ishte 5 vjeç. Ai ka luajtur në orkestrën Duke Ellington dhe është instrumentisti më i ri xhazit që ka dhënë shfaqje në Qendrën Kenndy dhe në Shtëpinë e Bardhë.
"Unë kam patur rastin të luaj me vetë pianistin e presidentit. Unë nuk kam luajtur për presidentin Bush, sepse më duket se ai ishte në Irak. Është një stil i bukur muzike dhe dua të vazhdoj ta luaj atë”.
Ky brez i ri artistësh të xhazit do të vazhdojë të mbajë pishtarin e mirëkuptimit nëpër botë që i kanë lënë “Ambasadorët e xhazit”. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët
Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!
Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit
Leonard Bernstein, figura madhështore e muzikës botërore
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës