LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Korrupsioni në themel të shoqërisë shqiptare

Ambasada amerikane: Korrupsioni në themel të shoqërisë shqiptare

Ambasada amerikane në Tiranë qartësoi të martën deklaratat e bëra nga ambasadori Alexander Arvizu gjatë intervistës së tij për edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikës që u transmetua të shtunën më 5 shkurt.

"Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, ai tha: ‘Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është (vetëm) një problem i qeverisë shqiptare – është një element i përhapur i shoqërisë…’”, tha ambasada në një sqarim të botuar nga Zëri i Amerikës.

"Siç ka thënë më parë ambasadori Arvizu, korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare – qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit", theksohet në këtë sqarim. /Telegrafi/