LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Situata me vërshimet në Ferizaj është plotësisht e menaxhueshme

Aliu: Situata me vërshimet në Ferizaj është plotësisht e menaxhueshme

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se situata me vërshimet në komunën që ai drejton është plotësisht e menaxhueshme.

Aliu përmes një postimi në Facebook, tha se me kohë kanë bërë investime cilësore, duke hapur kanal ujor prej 150 kilometrave për të parandaluar vërshimet.

Sipas tij, bllokimet e rrugëve dhe nënkalimeve janë të pakta dhe se nuk janë bërë për shkak të mungesës së cilësisë në punime, por janë shkaktuar nga veprime të papërgjegjshme të qytetarëve.


Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Reshjet e mëdha e të pandërprera të shiut si në gjithë Kosovën, kanë shkaktuar vërshime edhe në Ferizaj, ndonëse territori ynë është me më së paku dëme e bllokime rrugësh, kjo për faktin se me kohë janë bërë punë cilësore në projekte infrastrukturore ku vlen të përmendet se vetëm gjatë viteve 2019 dhe 2020 është bërë hapja e afro 150 kilometrave kanal ujor për të parandaluar vërshimet.

Situata në Ferizaj është plotësisht e menaxhueshme. Jam vazhdueshëm në terren dhe në kontakt me ekipet emergjente që pareshtur po bëjnë përpjekje ta sanojnë gjendjen aty ku paraqitet më e vështirë.

Bllokimet e pakta të rrugëve dhe nënkalimeve apo dëmet e shkaktuara nga vërshimet në amvisëri apo biznese, kryesisht në bodrume, nuk kanë të bëjnë me mungesë cilësie në punime, porse janë shkaktuar nga faktori njeri, veprime të papërgjegjshme për mbylljen e kanalizimit, për të cilën vazhdueshëm kemi bërë e po bëjmë hapjen e tyre.

Kjo është fatkeqësi natyrore dhe autoritetet lokale po bëjnë më të mirën, për t’iu gjendur pranë banorëve në lokalitete të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori