LAJMI I FUNDIT:

Alibeaj: Prokurorët të mos mbyllin dosjet me shkëmbime favoresh

Alibeaj: Prokurorët të mos mbyllin dosjet me shkëmbime favoresh

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e shkëmbime favoresh. Enkelejd Alibeaj deklaroi se kryeprokurori i Tiranës darkon me të pandehurin e tij, Erion Veliaj.

“Erjon Veliaj ka të paktën tre kallëzime penale në organin e akuzës, për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre që solli si pasojë vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, dhe falsifikim firme, e provuar tashmë dhe e pranuar nga vetë ai, e megjithatë, shqiptarët e shohin kryetarin e bashkisë së Tiranës, herë si dasmor të prokurorit të Tiranës, herë si mik drekash e darkash në restorante. Ndërkohë që dosjet presin në prokurori, Erjon Veliaj jo vetëm nuk hetohet, por shpallet mik special i kryeprokurorit të Tiranës”, tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt ndaj Veliajt është bërë kallëzim për vdekjen e Ardit Gjoklaj, falsifikimi i firmës së policit bashkiak, për gjobën ndaj PD-së, dhe ambientalistët për parkun e liqenit.


“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e shkëmbime favoresh. Partia Demokratike gjithashtu e kujton Erjon Veliajn se në mos sot nesër do të ketë drejtësi për Arditin e shpërdorimet e falsifikimet e tij, krime të rënda që nuk do të mund ti mbyllë nëpër dasma e restorante”, tha Alibeaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori