LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Le të tregoj Prokuroria dhe Policia e jo Xhevat Ademi se kush ishte dorasi që ka plagosur dy të rinjtë në dasëm

Aleanca për Shqiptarët: Le të tregoj Prokuroria dhe Policia e jo Xhevat Ademi se kush ishte dorasi që ka plagosur dy të rinjtë në dasëm

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët thuhet se “rasti i plagosjes se dy të rinjve në Tetovë në një aheng familjar, në të cilën nga mediat u apostrofua deputeti i BDI-së Xhevat Ademi si i përfshirë në kryerjen e kësaj vepre penale, ende nuk po zbardhet nga Policia dhe Prokuroria”.

Sipas ASH-së, këtë rol po e bën vetë Xhevat Ademi duke e treguar të vërtetën sipas tij, por jo edhe organet kompetente, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pyesim deputetin e BDI-së Xhevat Ademin, a është e vërtetë se ju po gënjeni dhe po tentoni me çdo kusht ta fshihni këtë rast, për të cilin dikush tjetër ta kishte bërë sot do të gjendej në burg dhe jo në liri? A jeni të vetëdijshëm se e vërteta nuk mund te fshihet në një aheng ku ka patur edhe dhjetëra persona tjerë të cilët në forma të ndryshme kanë denoncuar rastin”, thuhet në njoftimin e ASH-së.


Incidenti në Reçicë, Ademi mohon të ketë gjuajtur me armë
Lexo po ashtu Incidenti në Reçicë, Ademi mohon të ketë gjuajtur me armë

Ata shtojnë se sot gjykata, prokuroria dhe SPB Tetovë në bazë të ekspertizës dhe dëshmive të deklaroheshin nëse Ademi ka qenë kryes i veprës penale ose jo.

“Në qoftë se ju keni ndikuar me fuqinë tuaj si deputet i BDI-së që ky rast të fshihet, ju keni bërë një vepër tjetër penale, andaj për të mos supozuar fajësinë tuaj, ftojmë urgjentisht policinë dhe prokurorinë të pohojnë ose mohojnë deklaratat tuaja dhe aq më tepër të tregojnë kush janë personat që plagosën dy të rinjtë në ahengun familjar një muaj më parë”, thuhet në fund të njoftimit të Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori