Albini në politikë
Albin Kurti është simbol i përpjekjeve për lirinë e Kosovës. Por, jo për lirinë si koncept i luftës ushtarake kundër pushtuesit ose okupatorit, por si koncepti i të jetuarit me përgjegjësinë që shkon me të, si koncept i qeverisjes vendore dhe si koncepti i llogaridhënies para qytetarëve të qeverisur dhe para ligjit që rregullon atë qeverisje. Tek e fundit, po e shohim që qeverisja si përgjegjësi para qytetarit, nëpërmjet ligjit, po del luftë qytetare më e vështirë sesa ajo ushtarake para pushtuesit ose okupatorit. Dua të them, as politikanët si njerëz të qeverisjes, e as qytetarët si individë, nuk po mund të kuptojnë ose po refuzojnë të kuptojnë që secili veprim, jo vetëm politik por edhe ai e hedhjes së bërllokut nga katet e larta, shkon tok me përgjegjësinë dhe llogaridhënien.
Sipas meje, ishte protesta e datës 10 shkurt 2007 ajo që e solli pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Këtë pavarësi, këtë shtet të Kosovës e gëzojmë sot, i tillë çfarë është, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje. Dokumenti ose Pakoja fillestare e Ahtisaarit nuk e parashihte as pavarësinë e plotë e as pavarësinë e mbikëqyrur, pra kurrfarë pavarësie për Kosovën. Dokumenti i Ahtisaarit nuk parashihte as autonomi të zgjeruar politike e territoriale për shqiptarët e Kosovës as sipas politikanit serb Drashkoviq. Ky ishte propozimi i Ahtisaarit dhe i grupit të tij që pavarësinë eventuale e linte për më vonë. Ndoshta pas disa qindra vjetësh…
Por, situata në Kosovë dhe Dokumenti i Ahtisaarit ndërroi qenësisht pas protestës së datës 10 shkurt 2007. Atë ditë, në atë protestë, edhe bashkësia ndërkombëtare që po piqte Dokumente e Pako të tilla, edhe politikanët e Kosovës, e kuptuan që ose pavarësi për Kosovën ose konflikt e parehati përsëri. Dhe kështu, Dokumenti fillestar i Ahtisaarit ndërroi qenësisht. Aty u shtua edhe pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën. Të tjerat pas kësaj, p.sh aprovimi i këtij dokumenti nga Kuvendi i Kosovës, mbetën çështje administrative. Dua të them, pa protestën e datës 10 shkurt 2007 Kosova nuk do të ishte as sot e pavarur, e tillë çfarë është. Sepse politikanët e Kosovës po bënin, ashtu siç vazhdojnë të bëjnë, kompromise për të ruajtur karrigen e tyre politike të ndërtuar nga të ardhurat milionëshe.
Në vijim të ngjarjeve, Lëvizja Vetëvendosje bëri gabim që nuk organizoi protesta ose edhe greva me cak mirëqenien sociale dhe ekonomike të Kosovës. Kështu, u la përshtypja që Lëvizja Vetëvendosje të jetë organ i zgjatur i PDK-së. Në mungesë të protestave, politikanët e Kosovës nuk kishte kush t’ua ndalte hovin korruptues, ndërsa Serbisë hovin politik në Kosovë. E bashkësia ndërkombëtare u rehatua edhe më mirë se në kohën e UNMIK-ut.
Për të rrumbullakuar këtë mozaik ngjarjesh, hyrja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje paraqet rrezik real për shkundjen e sistemit aktual qeverisës në Kosovë. Kjo, kur dihet mirëfilli që shumica e politikanëve varen nga ky sistem. Sepse pa këtë sistem ata dhe ato nuk ka gjasë të mbijetojnë në arenën politike. Përkundrazi, ka gjasë reale që shumica nga ta dhe nga to të përfundojnë në burg. Dua të them, prania e Lëvizjes Vetëvendosje në skenën politike të Kosovës nuk është as miratim e as pranim i Dokumentit të Ahtisarit, por rrafsh e kundërta – ndryshimi i realitetit institucional e qeverisës në Kosovë që e ka bazën politike në Dokumentin e Ahtisaarit. Sepse këtë pavarësi që e kemi nuk e kemi nga Ahtisaari, por nga vullneti i qytetarëve të Kosovës të shprehur si më 10 shkurt 2008. Tek e fundit, nëse bashkësia ndërkombëtare e ka të njëmendët luftën kundër korrupsionit atëherë duhet të parasheh që Lëvizjen Vetëvendosje ta ketë aleatë, pa marr parasysh bindjet politike me të cilat shpesh nuk pajtohem as vet.
Ose, realiteti politik në Kosovë ndërrohet më së miri dhe më së lehti kur organizimet si Lëvizja Vetëvendosje organizojnë protesta të vazhdueshme (që nuk varen nga numri i protestuesve) duke marr në cak mirëqenien sociale dhe ekonomike të Kosovës, siç janë papunësia, rrogat e vogla, rritja e vazhdueshme e çmimeve, e rrymës dhe e faturave të tjera, korrupsioni dhe shumë e shumë të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në dëshpërimin e qytetarit të Kosovës në politikanët e vet dhe në familjet e tyre të pangopura nga lakmia. Dua të them, nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon edhe në politikë ashtu siç dështoi në organizimin e protestave sociale atëherë qytetarit të Kosovës do t’i mbetet vetëm edhe një adresë ku do të kërkojë shpëtimin – në Beograd. Por, për këtë të presim edhe pak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker