LAJMI I FUNDIT:

Albert Zogaj rizgjedhet kryesues i KGJK-së edhe për një mandat

Albert Zogaj rizgjedhet kryesues i KGJK-së edhe për një mandat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 328-të, ka miratuar rizgjedhjen e Kryesuesit të KGJK-së, Albert Zogaj, pas procesit të votimit unanim të anëtarëve.

Në njoftimin për media thuhet se mandati i ri i Kryesuesit Zogaj fillon me 7 korrik 2024 deri në përfundimin e mandatit të tij si anëtar i KGJK-së.

Kryesuesi Zogaj prezantoi vizionin dhe objektivat e tij duke u zotuar se gjatë mandatit të ri do të vazhdojë përkushtimin e tij në ngritjen e transparencës, llogaridhënies dhe nivelit të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.


“Anëtarët e KGJK-së kanë vlerësuar punën dhe përkushtimin e Kryesuesit Zogaj në përmirësimin e sistemit gjyqësor në Kosovë gjatë mandatit të tij deri më sot, ku nën drejtimin e tij, KGJK dhe gjykatat kanë arritur progres në forcimin e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori