LAJMI I FUNDIT:

Alba Çakalli emërohet producentja e re e festivalit “Doku Fest”

Alba Çakalli emërohet producentja e re e festivalit “Doku Fest”

Festivali i njohur i filmit, “Dokuf Fest” ka emëruar Alba Çakallin si Producente të Festivalit.

Karrierën e saj në Doku Fest, Alba Çakalli e filloi pothuajse një dekadë më parë si koordinatore e vullnetarëve. Që nga atëherë ajo ka punuar nëpër sektorë të ndryshme dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në rritjen e organizatës.

Më herët, Alba ka punuar si asistente e programit dhe koordinatore e sistemit të pranim-dorëzimit të filmave si dhe ka menaxhuar suksesshëm projektet si ‘Filmi dhe Mediat Faktike’ dhe ‘Klubet e Medias Dixhitale’. Ajo gjithashtu ka kontribuar drejt krijimit të infrastrukturës dhe strategjive për zhvillimin e departamentit të edukimit ‘DokuLab’.


Si producente e festivalit, Alba Çakalli do ta drejtojë ekipin në përgatitjen dhe ekzekutimin e aspekteve të shumta të Festivalit dhe në të njëjtën kohë do të ndjekë dhe do të mbikqyrë iniciativat dhe partneritetet e reja. Së bashku me ekipin bazë të organizatës, ajo do të vazhdojë fuqizimin e rolit të DokuFest-it si ngjarje kulturore e rëndësishme në Kosovë dhe si platformë që u jep zë çështjeve bashkëkohore në të gjitha nivelet— nga ato lokale dhe rajonale tek ato kombëtare dhe ndërkombëtare.

Emërimi i Alba Çakalli vijon gjurmët e udhëheqjes jashtëzakonisht të suksesshme të Nita Dedës— e cila u largua nga organizata në fillim të këtij viti për të bashkë-themeluar kolektivin muzikor Andrrat Moderne.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori