LAJMI I FUNDIT:

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Maqedonisë

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Maqedonisë

Të hënën në mbrëmje, përmes një telefonate anonime në Ministrinë e punëve të brendshme u lajmërua vendosje e një bombe që do të ekspolonte në Kuvendin e Maqedonisë.

Një person i panjohur është paraqitur në ora 23 të natës në polici për të dhënë lajmin e rrejshëm. Megjithatë Njësitë për antiterror kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dehuri “kërcënon” Qeverinë e Maqedonisë, shteti në këmbë
Lexo po ashtu I dehuri “kërcënon” Qeverinë e Maqedonisë, shteti në këmbë

Sipas policisë, thirrja telefonike ishte bërë nga burgu i Idrizovës, ndëkaq personat që kanë qenë në kuvend në atë kohë janë larguar menjëherë nga aty. Ky është rasti i dytë që dikush kërcënon me bombë, por që në të vërtetë është një alarm i rremë. Rasti i parë kishte të bëjë me qeverinë e Maqedonisë./Telegrafi/