LAJMI I FUNDIT:

Al Gore mbështeti senatorin Barack Obama

Al Gore mbështeti senatorin Barack Obama

Ish-nënpresidenti amerikan, Al Gore u zotua se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar senatorin Barack Obama që të fitojë në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Gore, i njohur në mbarë botën për përpjekjet e tij për luftimin e ndryshimeve klimatike, publikisht e mbështeti Obamën për herë të parë në një tubim para 20 mijë njerëzve në Detroit.

"Pas tetë vitesh të vendeve të humbura të punës dhe rrogave të ulta, na duhen ndryshime. Pas tetë vitesh të jokompetencës, neglizhencës dhe dështimit, na duhen ndryshime. Pas tetë vjet çnderimi dhe nëpërkëmbjes të kushtetutës sonë, na duhen ndryshime. Pas tetë vjet të gabimeve më të mëdha të politikës së jashtme në gjithë historinë e kombit tonë, neve na duhen ndryshime", tha Al Gore.
]
Gore ishte neutral në kohën kur Obama përballej me ish zonjën e parë Hillary Clinton për nominimin e partisë Demokrate.

Gore ishte nënpresident gjatë kohës së presidentit Bill Clinton. /rel/