LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për tentim plaçkitje të policëve civil

Akuzohet për tentim plaçkitje të policëve civil

Një tinejxher nga Westchester County i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u përballur me një listë të gjatë të akuzave, pasi që ka tentuar të plaçkiste dy persona, për të cilët më vonë e ka kuptuar se janë policë civil.

Policia nga Yonkers ka thënë se policët civil ishin duke qëndruar në makinën e tyre e cila nuk kishte shenja të policisë, duke kryer një hetim, kur 19-vjeçari Michael Garcia, iu afrua dritares së vozitësit, e kapi për fyti njërin polic dhe i kërkoi atij para.

Policia ka thënë se dy policët civil kanë dalë nga automjeti. Ata kanë dëshmuar se i dyshuari i paarmatosur i ka goditur ata me grushte e shkelma derisa po tentonte të parandalonte arrestimin e tij. Pas përleshjes, të tre personat janë trajtuar në spital.

Garcia është akuzuar për tentim të plaçkitjes, sulm fizik dhe kundërshtim të arrestimit.