Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur fillimin e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë mbi punësimet e reja në një konkurs të KEK-ut, duke thënë se çdo pretendim për parregullsi të mundshme duhet të merr epilogun nga drejtësia.
LDK-ja sot akuzoi partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje për punësim në baza partiake në KEK, pas së cilës Prokuroria njoftoi për nisjen e hetimeve.
Haxhiu tha se akuzat e tilla kanë më tepër për qëllim ta dëmtojnë Vetëvendosjen sesa që diçka e tillë qëndron.
“Vetëvendosje nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë asnjëherë në procese të tilla. Vetëm personat që e meritojnë t’i marrin ato pozita do t’i marrin. Asnjëherë kriter për punësime s’do të merret anëtarësia partiake. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen të barabartë“, tha Haxhiu për RTK.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shënimi në Facebook, ka akuzuar sot partinë që drejton me Qeverinë se kishte paracaktuar personat që do të punësoheshin nga konkursi publik.
“Plot 4668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës – pra në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të partisë në pushtet”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka iniciuar hetime lidhur me punësimet në KEK, pas akuzave për punësime në baza familjare e partiake.
“Pokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Albin Kurti ka mohuar akuzat se në Korporatën Energjetike të Kosovës janë punësuar militantë të Vetëvendosjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze