LAJMI I FUNDIT:

Akupunktura

Akupunktura

Akupunktura, apo akupunkturologjia, është shkencë që merret me regjistrimin dhe studimin e informacioneve të cilat organi i sëmurë i jep në sipërfaqe dhe pika të caktuara. Secili organ ka pikat e veta. Ndryshimet në këto pika tregojnë dhe informojnë për ndryshime funksionale në organizëm. Këto pika shërbejnë edhe për diagnostifikim, por edhe për terapi.

Dr.Rabit Sadiku PhD
Akupunkturolog

Akupunktura ngrit rrjedhën energjetike në organizëm dhe e drejton kah vendi i sëmurë. Në mënyrë shkencore është vërtetuar se organizmi i njeriut prodhon materie mbrojtëse që kanë veprim të ngjashëm me morfiumin. Këto janë endorfinet dhe enkafalinet.


Ç’kuptim ka fjala” akupunkturë “? Nocioni “akupunkturë” rrjedhë nga fjala latine: ”acus”, që në shqip do të thotë: gjilpërë dhe “pungure”, që në shqip do të thotë: therrje, shpim. Me akupunkturë futet në funksion fabrika e barërave në organizëm. Këto janë substanca të ndryshme biologjike që tajohen; vetëm sistemi nervor ka 70 “barëra’ të tilla që na shërbejnë për luftë kundër sëmundjeve.

Sipas akupunkturologjisë, gjithçka është në ne: prejardhja, rrënjët e sëmundjes dhe mënyra e luftës kundër sëmundjeve. Nevojitet një dituri dhe një kujdes i veçantë për ti stimuluar me gjilpëra speciale “barërat”, respektivisht pikat e stërmësuara, të vërtetuara me mijëra vite, të cilat janë të lidhura ngushtë për organin e sëmurë- rruga e shërimit dhe suksesi është i sigurt.

Sëmundjet që shërohen me akupunkturë:

-Kokëdhembjet (migrena)
-Paralizat e ndryshme
-Sëmundjet reumatike
-Ishiasi
-Lumbago
-Alergjitë
-Astma
-Pagjumësia
-Urinimi te fëmijët gjatë natës
-Sëmundjet e lëkurës
-Trashësia (zvogëlimi i peshës trupore)
-Kozmetikë (mënjanimi i njollave, rrudhave)
-Probleme të ndryshme shëndetësore

Kinezët besojnë se energjia vazhdimisht rrjedhë nëpër trupin e njeriut. Kjo është substancë themelore që mban vasionin dhe se të gjitha fenomenet u krijuan me ndryshimet dhe lëvizjet e energjisë (chi-ut).

Shprehja “Chi”, në mjekësinë tradicionale kineze është substanca esenciale e trupit të njeriut që mbanë aktivitetet dhe funksionet vitale të Zang fu organeve dhe indeve. “Chi-u” është shumë i rrallë dhe i hollë, sa që nuk mund të shihet. Ai manifestohet në funksionet e “zang fu” organeve. Të gjitha aktivitet vitale të trupit të njeriut janë si sqarim i ndërrimeve të lëvizjes së “chi-ut”.

“Chi-u”, si energji jetësore është universale dhe gjithmonë i pranishëm. Nëse lëvizja e “Chi-ut” pushon, vjen vdekja. “Chi-u” gjithmonë krijohet dhe shfrytëzohet për trup të njeriut.

Ai, stimulon të gjitha qelizat dhe indet e gjalla të njeriut dhe bënë lidhjen me gjithësinë. Është forcë e padukshme që i vënë në lëvizje të gjitha aktivitetet jetësore. Nuk mund të shihet e as të matet, por mund të preket me puls në arterien radiale.

“Chi-u”, apo energjia bënë një cikël për 24-orë. Procesi jetësor aktivizohet dhe mbahet me energji, apo “chi” me forcë vitale. Ligji i natyrës krijohet me veprimin e kësaj energjie vitale. P.sh. ritmi , perioda, polarizimi dhe depolarizimi. Trupi i njeriut para lindjes ka energji të caktuar.

Kjo energji përfundimisht është: (të themi x +y). Energjia rrethuese interne nuk mund të krijohet e as të eliminohet, vetëm se mund të bartet prej një vendi në vendin tjetër.

Ajo mund të shpenzohet me aktivitete të përditshme të trupit të njeriut dhe grumbullohet me ushqim dhe ajër të freskët. Kur shpenzimi dhe rritja e energjisë është në kufi, vazhdon rritja e rregullt dhe shëndeti i mirë. Ndryshimi shkakton shëndet jo të mirë, ndërsa mungesa e energjisë shkakton vdekjen.

Teoritë shkencore mbi Akupunkturën

Teoria neurologjike apo teoria e rregullimit të dyerve

Këtë teori e formuluan më 1965 Ronald Melzac nga universiteti Mc Gill në Montreal dhe Partik.D. Ëall nga kolegji i universitetit të Londrës. Sipas tyre të gjitha impulset e dhembjes i drejtojnë, modulojnë, modifikojnë dyert funksionale të vendosura në substancën gelatinoza në palcën kurrizore.

Në kushtet normale këto dyer janë të hapura duke i lejuar impulseve hyrje të lirë. Kështu që impulset vijnë deri në palcën kurrizore, përmes rrënjëve të nervave posterior. Pas dyerve impulset e dhembjes kalojnë në anën e boshtit kurrizor që shkojnë si rrugë spinotalamike deri te talamusi dhe më tej deri te rrënjët e palcës.

Në këtë mënyrë pacienti ndien dhembje. I tërë procesi është afatshkurtër sepse impulsi i dhembjes ka shpejtësinë prej një metri në sekondë. Pas aplikimit të gjilpërave shfaqet tjetër rreth i impulseve senzorike. Këto impulse nuk shfaqin dhimbje për nga karakteri dhe udhëtojnë përgjatë fijeve të trasha më shpejt, me shpejtësinë prej 120 metra në sekondë.

Dy drejtime të impulseve lajmërohen në të njëjtën kohë në dyer funksionale. Reaksion i menjëhershëm është mbyllja e dyerve që shkakton rritjen e shkallëzimit të dhembjes, dhe se nuk ndihet asnjëfarë dhembje.

Teoria e integrimit talamik

Pasi që” supstantia gelatinoza” nuk mund të modifikoj impulset e dhembjes që fillojnë në fytyrë dhe kokë, dyert alternative kanë qenë zgjedhje natyrore, sqaroi P.L.Man dhe C.H.Chen duke vërtetuar për dy dyer funksionale më 1972.

Changu nga Instituti i Shangajit për fiziologji formuloi teorinë e katër dyerve që është e njoftuar si teoria integruese talamike. Sipas teorisë së Prof. Changut palca kurrizore, palca e rrënjës dhe talamusi janë të lidhura me mekanizmat inhibues në mes impulseve të ndryshëm që arrijnë nga vendi i dhembjes dhe pika e punktimit.

Teoria e ndalimit të rrethit të korës së trurit

Këtë teori e lansuan shkencëtarët nga ish- BRRS. Ata vërtetuan se kur bëhet punktimi i trupit të njeriut formohet një ndjeshmëri në një pikë që është e prezantuar në kore të palcës.

Ky aksion shkakton ndalim në sipërfaqe të kësaj pike duke rezultuar me analgjezion në regjionin e caktuar p.sh. Hegu (L I 4) shkakton efekt analgjetik nëpër fytyrë dhe gishtin e madh, për atë arsye se fytyra dhe gishti janë të afërta në hemisferën trurore.

Teoria refleksive e Felix Mannit

Kolegji Felix Mann i Universitetit të Londrës vërtetoi se nëse organi i brendshëm mund të tregojë pasqyrën e vet në sipërfaqe (ndjeshmëria në supin e djathtë të holicistisi apo ndjeshmëria te pika a Mac-Barijevit të apendiciti) Sipas tij akupunktura vepron, në brendësi, me ndihmën e reaksioneve refleksive të veçanta të quajtura refleksat “kutano-visceral”.

Teoria e lirimit të endorfinës

Brus Pomerans, profesor i neurologjisë në universitetin e Torontos, shpjegon efektin analgjetik të akupunkturës që vjen prej lirimit të hormonit të endorfinit pas punktimit me gjilpërë.

Endorfini është neuropeptid veprues dhe si morfin ka tendencë të lidhjes me receptorë të qelizave të dhembjes në sistemin nervor. Për këtë arsye ka veti të forta analgjetike. Rolin e endorfinës në mekanizmin e rregullimit të barërave kështu e shpjegon Prof. Pomeransi:kur injektohet morfiumi, hipofiza ndërprenë prodhimin e endorfinit (pasi që endorfini është i ngjashëm me morfiumin për nga natyra si substancë).

Trupi i njeriut nuk dëshiron shumë substanca të tilla dhe e ndërprenë prodhimin. Kur ndërprehet injektimi me morfium në të njëjtin moment njeriu kalon në gjendje të tërheqjes, sepse trupi i tij nuk prodhon endorfin.

Duhet kohë e caktuar që trupi(hipofiza) marrë prodhimin. Gjatë kësaj periode pacienti e ndien veten jo këndshëm. Endorfini përgatitet në mënyrë sintetike jolaboratorike por për fat të keq është shumë narkotik.

Anestezioni me akupunkturë mund të tregohet në bazë të lirimit të endorfinit. Anestezioni me akupunkturë bëhet i paefektshëm nëse para bëhet injektimi me nalorfin që bllokon qelizat nervore që të mos pranojnë endorfinin.

Megjithatë , nëse pas anestezionit me akupunkturë bëhet injektimi nalorfin anestezioni me akupunkturë është i efektshëm. Heqja e hipofizës që e krijon endorfinen gjithashtu e bënë anestezionin me akupunkture të pa efektshëm që: d.m.th. nuk vjen deri te prodhimi i endorfinit.

Ekzistojnë edhe shumë teori te tjera.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori