LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e filmave pornografik punon në shkollë fillore

Aktorja e filmave pornografik punon në shkollë fillore

Louisa C. Tuck, punëtore në kuzhinën e një shkolle fillore në qytetin Vineland të shtetit të New Jerseyt, është bërë ankth i vërtetë i drejtorisë pasi që është marr vesh se ajo më herët ka pasur karrierë të suksesshme në industrinë e zbavitjes për të rritur.

Prindërit dhe Këshilli i shkollës dëshirojnë ta largojnë nga puna, por autoritetet lokale të cilat janë konsultuar me avokatët thonë se nuk ka kurrfarë baze ligjore për këtë.

Tuck, e cila me biznesin pornografik është marrë nën emrin Crystal Gunns, u ka thënë mediave se kanë kaluar pesë vite qëkur ka ndërprerë të merret me atë punë.

“Nëse bëhet fjalë për moralin, presidenti ynë i ri i porsazgjedhur ka pranuar që në rini ka provuar kokainën. A e bën kjo njeri të keq?”, ka pyetur Tuck.


“Bill Clinton ka tymosur bari. A e bën kjo njeri të keq?”, ka vazhduar ajo.