LAJMI I FUNDIT:

Aktivitetet e pavarësisë, mbyllen disa rrugë përkohësisht në Prishtinë

Aktivitetet e pavarësisë, mbyllen disa rrugë përkohësisht në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të jenë të mbyllura disa rrugë për shkak të aktiviteteve që do të mbahen për nder të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Policia njofton se ndërprerje të qarkullimit të trafikut mund të ketë nga ora 09:15 deri në ora 13:00, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, me qëllim të njoftimit të opinionit publik lidhur me aktivitetet shtetërore të cilat do të mbahen sot – 17 shkurt 2022,për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, njofton se duke filluar nga ora 09:15 e deri në ora 13:00, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut. Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me sheshet e qendrës së Prishtinës, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve”, thuhet në njoftim.


Bllokimet të kohë pas kohëshme dhe kufizimet në zonën përreth shesheve dhe në magjistrale, do të bëhen si vijon:

-Përkohësisht për 15 minuta do të bllokohen rrugët:

Magjistralja Prishtinë- Mitrovicë prej urës ( rreth rrotullimi) deri në hyrje të rrugës Ahmet Krasniqi dhe vazhdon rruga e UÇK, deri te hyrja e Parlamentit.

-Prej orës 09:50 deri ora 10:15 përkohësisht do të bllokohet rruga Agim Ramadani vetëm prej drejtimit të Komunës në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

-Prej orës 11:20 deri ora 13:00 do të bllokohen rrugët: prej Bankës Qendrore në drejtim të Hotelit Grand dhe prej semaforëve kryesor (Kek-u) në drejtim të Grandit dhe në drejtim të rrugës Bill Klinton.

Policia njofton se “plani në fjalë do të fillojë të implementohet menjëherë dhe bllokimi i rrugëve dhe ridrejtimi i automjeteve në këtë zonë do të bëhet deri në përfundim të manifestimeve”.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt qendrës së qytetit me automjete”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së

Hapet konkursi për pranimin e 300 ushtarëve të rinj të FSK-së

Lajme
Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

Lajme
Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Prizren, ua mundësoj fitimin e shtetësisë 124 personave

Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Prizren, ua mundësoj fitimin e shtetësisë 124 personave

Drejtësi
Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

Lajme
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në Deçani, i njëjti ndodhej në arrati

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen në Deçani, i njëjti ndodhej në arrati

Kronika e Zezë
Kallëpe dhe enë nga periudha e bronzit, zbulime të reja arkeologjike në Hisar

Kallëpe dhe enë nga periudha e bronzit, zbulime të reja arkeologjike në Hisar

Lajme
Kalo në kategori