LAJMI I FUNDIT:

Aktivitetet e partive politike gjatë ditës së djeshme

Aktivitetet e partive politike gjatë ditës së djeshme

Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura  takimet e partive më të mëdha me qytetarët gjatë ditës së gjashtë të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Në marshin e tij, rrugë më rrugë, kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e PDSH-së, Bardhyl Dauti u zotua se do të ofroj zgjidhje për bulevardin “Bllagoja Toska”, që sipas tyre ka mbetur i pa ndërtuar, ndonëse pushteti aktual kishte tenderuar projekt prej 511 mijë eurove. Kandidati Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës së Tetovës, vizituan vendin, që siç thonë, është i lënë pas dore nga pushteti lokal, duke kërkuar votën e qytetarëve që në mandatin e tyre në krye të komunës që të përfundojnë njërin nga bulevardet me të frekuentuara të qytetit.

Kandidati për kryetar komune nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri banorëve të Lisecit dhe Shipkovicës iu premtoi se si kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e malësisë. Ai premtoi investime në rrugë, shkolla, ujësjellës si dhe rregullimin e shtratit të lumit.Në Gostivar, kandidati Arben Taravari morri pjesë në hapjen e shtabit të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), ku tha se për rininë e Gostivarit nevojitet të bëhen shumë investime, si sallë sportive, leximore dhe të tjera, ndërsa më pas realizoi takime me qytetarët në disa vendbanime.


Takime me banorët e lagjes Fushës së Topanës ka qenë destinacioni i rradhës i kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të komunës së Çairit. Kontrata e Visar Ganiut me qytetarët e Çairit edhe tek banorët e kësaj lagje ka ngjallur interesim të lartë, sidomos për projektet të cilat pritet të realizohen në lagjen e tyre në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti në programin e tij zgjedhor parasheh investime kapitale në Saraj, ku në Liqenin e Treskës tha se do të bëhet investim prej 300 milionë eurosh.

Kandidati i Lëvizjes BESA, për komunën e Tetovës, Bilall Kasamisot nga Reçica e vogël ka prezantuar projektin ideor për ndërtimin e shkollës fillore. Ai tha se ky realizmi i këtij projekti është premtuar edhe më herët, mirëpo asnjëherë nuk është realizuar.”Nuk ka nevojë të vrapojmë deri në Kinë, mjafton që fillimisht të kemi një menaxhim të mirëfilltë me financat e komunës. Komuna, ka financa të mjaftueshme që të mund të financojë projekti të tilla”, ka thënë Kasami

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje mbajti tubim në Prilep së bashku me kandidatin për kryetar të Prilepit, Ilija Jovanovskin, filloi një sërë debatesh me qytetarët si mënyrë të re të udhëheqjes së fushatës. Sipas tij, pushteti qendror ka për qëllim të vazhdojë me decentralizimin e pushtetit në shumë segmente, ndërsa Prilepi, siç tha, pas një kohe të gjatë meriton ndryshime dhe një jetë më të mirë./Telegrafi/