LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Prizren

Aktakuzë ndaj zyrtarit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Prizren
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh.B., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, i akuzuari Sh.B., me datë 12.04.2018 në kohë të pacaktuar në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si nëpunës i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushë detyrat e tij. Në këtë mënyrë, i keqpërdorë shërbimet me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për F.Q., nga fshati Romaj – Komuna e Prizrenit, në atë mënyrë që F.Q., e cilëson pa dëshmi në kategorinë paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe, vazhdon regjistrimin e automjetit “Volkswagen Passat” ngjyrë e bardhë, pa u kryer pagesat e taksave administrative të parashikuara me ligj-udhëzim administrativ për regjistrim të automjeteve, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës. Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1-2 në paragrafi 2.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori