Prokuroria Speciale e Kosovës, më 07.06.2024, ka ngritur aktakuzë ndaj dy anëtarëve të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dren Kukaj dhe Genc Sherifi, si dhe ndaj anëtarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar në kohën sa kanë qenë anëtarë të Bordit të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).
Aktakuza ndaj tyre ka të bëjë me projektin afaristo-banesor të NPB-së, që ka qenë i planifikuar të ndërtohet në lagjen ‘Lakrishte’ të Prishtinës. Ata, sipas Prokurorisë, dyshohet se mundësuan tjetërsimin e pronës në vlerë 28 milionë e 700 mijë euro, si dhe mundësuan përfitimin pasuror te personat e tretë.
Dren Kukaj në mandatin e dytë të Shpend Ahmetit si kryetar i Komunës së Prishtinës, ka qenë drejtor i Mirëqenies Sociale në këtë komunë, ndërsa Genc Sherifi dhe Vesel Makolli kanë qenë asamblist. Sherifi i PSD-së, ndërsa Makolli i AKR-së.
Të tre së bashku kanë qenë anëtarë të Bordit të Aksionerëve të NPB-së, të cilët, dy emërohen nga Kuvendi Komunal dhe njëri emërohet nga kryetari i Komunës. Detyrat e tyre ka qenë mbikëqyrja e Bordit të Drejtorëve të NPB-së.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, e të cilën e ka siguruar Kallxo.com, thuhet se Kukaj, Sherifi dhe Makolli në cilësinë e anëtarëve të Bordit të Aksionarëve të NPB-së, “me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për personat e tretë, në dëm të pronës publike, kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që fillimisht me datë 15.01.2021 në kundërshtim me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, kanë ndryshuar Statutin e NPB-së, me qëllim që të njëjtin t’ia përshtatin procesit lidhur me Projektin për ndërtim në lagjen Lakrishte”.
“Në Statutin e ri të NPB-së, ndryshojnë nenin 7 që parasheh fushëveprimtarinë e NPB-së, duke vënë si aktivitet primar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore” – thuhet në aktakuzë.
Më pas, me datë 22.04.2021 kanë marrë vendim në bazë të të cilit kanë miratuar draft-marrëveshjen kryesore për bashkëinvestim, pra kontratën, edhe pse e kanë ditur se në bazë të kontratës në fjalë prona e paluajtshme nën menaxhim të NPB-së, sipas Prokurorisë, është tjetërsuar në pronësi private tek kompanitë të cilat do të ndërtonin projektin, në tërësi në shfrytëzim të përhershëm.
Sipas Prokurorisë Speciale, dhënia në shfrytëzim të përhershëm e pronës së NPB-së, nuk ka asnjë bazë ligjore.
“Në këtë mënyrë u kanë mundësuar personave të tretë që të përfitojnë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme përmes tjetërsimit të pronës publike dhe në të njëjtën kohë i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm NPB-së dhe Komunës së Prishtinës, në vlerë të përgjithshme të sipërfaqes tokësore e cila është vlerësuar 28 milionë e 700 mijë euro” – thuhet në aktakuzë.
Gjithnjë, sipas Prokurorisë Speciale, se të akuzuarit kanë qenë në dijeni për të gjithë paligjshmërinë e procesit, vërtetohet edhe me faktin se të njëjtit kanë qenë prezent në mbledhjet ku janë diskutuar mangësitë e procesit.
“Faktet e dhëna tregojnë dijeninë, dashjen dhe qëllimin e të pandehurve Dren Kukaj, Vesel Makolli dhe Genc Sherifi, për kryerjen e veprimeve për të cilat akuzohen, e të cilat binin ndesh me ligjin” – thuhet tutje në aktakuzë.
Prokuroria ka vlerësuar se veprimet e të akuzuarve ishin kryer me dashje, pas marrëveshjes me njëri – tjetrin, në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore relevante dhe sipas Prokurorisë, të njëjtat veprimet nuk mund t’i mvishen një pakujdesie të të pandehurve Dren Kukaj, Vesel Makolli dhe Genc Sherifi, kjo nisur nga përvoja e tyre shumë vjeçare dhe nga përgatitja e lartë shkollore.
Bedrie Rexhepi, avokate e të akuzuarit Genc Sherifi, ka thënë se ende nuk e ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë dhe për momentin nuk mund të jap informacione.
Fatbardh Makolli, avokat i të akuzuarit Vesel Makolli, ka deklaruar se deri më tani nuk kanë pranuar aktakuzën, por vetëm provat e prokurorisë.
“Ai nuk e ndjen vetën fajtor, është i pafajshëm- edhe fundi ka me qenë ashtu” – ka thënë Makolli për klientin e tij.
Ndërsa Eset Berisha ka qenë avokat i Dren Kukajt në fazën fillestare të hetimeve, por i njëjti ka thënë se më nuk është avokat i tij.
Mediumi ka kontaktuar me Dren Kukajn, por i njëjti nuk është përgjigjur pyetjeve me shkrim deri në publikimin e këtij shkrimi, si dhe nuk ka ofruar informacion se kush është avokati i tij.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit Dren Kuaj dhe Genc Sherifi gjatë fazës së hetimeve nuk ishin deklaruar, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u mbrojtur në heshtje.
Ndërsa i akuzuari Vesel Makolli në deklaratat e tij dhënë në Polici dhe Prokurori, e kishte mohuar kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet.
“Pranon faktin se në mbledhjet e Bordit është diskutuar rregullorja dhe se disa nga të pranishmit kanë dhënë vërejtjet e tyre, mirëpo sipas tij, nga sqarimet e juristëve të cilat i kanë shprehur gjatë takimeve, gjithçka ka qenë në rregull” – thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
“[Makolli] Deklaron se gjatë atyre takimeve nuk është diskutuar sa i përket kontratës e cila ishte nënshkruar nga kryeshefi. E mohon përfshirjen e tij në procesin e përzgjedhjes së ofertuesve dhe mohon faktin se ka qenë në dijeni në këtë proces”.
Përveç këtyre të treve, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish kryeshefit të ndërmarrjes, Hajdar Hoxhajt, si dhe ndaj ish anëtarëve të Bordit të Drejtorëve: Lendita Myderrizi, Arbnora Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Bireva.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe të njëjtëve t’ua ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe të urdhërohen për kompensimin e humbjes apo dëmit.
Më 04.11.2021, në Kallxo ishte publikuar hulumtimi që pikërisht tregonte për projektin e dyshimtë të Ndërmarrjes Publike Banesore, në vlerë 120 milionë euro, për ndërtimin e një kompleksi banesor në lagjen “Lakrishte” të kryeqytetit.
Në këtë hulumtim tregohet se si ish-bordi i drejtorëve kishte shkarkuar kryshefin ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxhajn, në pretendimet për shkelje ligjore gjatë projektit në Lakrishte.
Vendimi për shkarkimin e kryeshefit nuk ishte protokuluar nga stafi i NPB-së dhe si rrjedhojë tre ditë më pas, aksionarët e Ndërmarrjes kishin shkarkuar dy anëtarët e Bordit.
Gjithashtu, në hulumtim tregohet për procedurat e dyshimta të përzgjedhjes së kompanive fituese, kufizimin e konkurencës, mungesën e transparencës si dhe shkaktimin e rrezikut ndaj banorëve për rreth tokës ku synohet ndërtimit i projektit, përmes ekspozimit ndaj materialeve me përmbajtje të azbestit.
Në vitin 2022 Kallxo kishte raportuar se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kishin tentuar në mënyrë të fshehtë që të bëjnë caktimin e kufirit të pronave të tyre, në lagjen ‘Lakërishte’ të Prishtinës.
Caktimi i kufirit të pronës kishte pasur synim që t’i hapë rrugën projektit të dyshimtë të NPB-së në vlerë prej 120 milionë euro, për ndërtimin e këtij objekti.
Edhe pse kjo çështje ishte duke u hetuar nga Prokuroria dhe Ministria e Mjedisit e kishte pezulluar projektin, për shkak të skandalit me mbetje të azbestit në lokacionin ku po synohej ndërtimi, NPB dhe AKP kishin tentuar që të vazhdojnë procedurat.
Historia për të ndërtuar diçka të re në këtë pjesë profitabile të Prishtinës nis me aksionarët e NPB-së, të cilët në fund të vitit 2020 e kishin ndërruar statutin e NPB-së dhe bënë rregullore të re, për t’i hapur rrugë këtij investimi. Pas ekspozimit të shkeljeve të bëra në këtë projekt dhe pezullimit të punës nga Ministria e Mjedisit, bordi i NPB-së kishte marrë vendim për të shkarkuar Hajdar Hoxhën, drejtorin e NPB-së.
Por, vendimi për shkarkim të kryeshefit nuk arriti të protokolohej për tri ditë. Kjo kohë u shfrytëzua nga aksionarët e NPB-së, Dren Kukaj, drejtor i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe Genc Sherifi, asamblist i PSD-së, që të shkarkojnë bordin, duke e lënë në punë kryeshefin që të shtyjë përpara projektin ndërtimor, të cilin Ministria e Mjedisit e quan joligjor. Dy aksionarët e ndërmarrjes, të dy të lidhur me ish-partinë e Shpend Ahmetit, i kanë zëvendësuar katër anëtarët e shkarkuar të bordit me katër persona të tjerë, pa kurrfarë konkursi publik.
Krejt kjo ndodhi disa muaj para se Shpend Ahmeti, ta përfundonte mandatin si kryetar i Komunës së Prishtinës dhe të mos kandidonte më për mandat të ri./Kallxo/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kredia hungareze, Mickoski: Kushtet që nesër do t’i dakordojmë me bankat nuk varen vetëm nga unë
Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni, një sukses i shkuar, por i paavancuar dhe i dështuar nga qeveria aktuale
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët