LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik në Kinë, përfshihen 56 makina (Video)

Aksidenti tragjik në Kinë, përfshihen 56 makina (Video)

Rruga e rrëshqitshme dhe mjegulla mendohet se ishin faktorë shtesë në aksidentin tragjik dhe kolosal që ndodhi në një autostradë në verilindje të Kinës.

17 persona humbën jetën në autostradën që lidh Pekinin me Kunimung, në aksidenti ku u përfshinë 56 automjete. 37 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet kineze thanë se veç kushteve të vështira atmosferike, aksidenti ndodhi menjëherë pas daljes nga një tunel dhe kjo bëri që të përfshiheshin më shumë makina.


Disa drejtues mjetesh që i mbijetuan aksidentin treguan se mjegulla pas daljes nga tuneli ishte tepër e dendur dhe kur më në fund vinin re rrugën e bllokuar nga makinat e përplasura më parë, ishte tepër vonë për të frenuar.

Autoritetet lokale thanë se në orët para aksidentit tragjik në zonë kishte rënë borë dhe shi, diçka që rezultoi edhe në ngrirjen e disa pjesëve të rrugës. Zjarrfikësit kineze treguan se kur mbërritën në vendngjarje, luftuan me flakët në makinat e para që ishin përplasur.

Autoritetet tashmë kanë nisur hetimet për të zyrtarizuar shkakun e këtij aksidenti tragjik, ndërsa autostrada është ende e mbyllur. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori