LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhiror me domethënie

Aksident zinxhiror me domethënie

Pas një aksidenti të lehtë trafiku, në të cilin kanë marrë pjesë katër automjete, vozitësit kanë ndërprerë zënkën rreth marrjes së përgjegjësisë, pasi kanë zbuluar një ndërlidhje të pazakontë...

Pjesëmarrësit e një aksidenti zinxhiror në Tajvan kanë ndërprerë akuzat për fajësinë e njëri-tjetrit pasi që kanë parë se vizitorët i kanë të radhitur në formë të çuditshme.

Pas aksidentit në tunelin e krahinës Chiayi, në perëndim të Tajvanit, i cili për fat ka kaluar pa lëndime, pjesëmarrësit janë drejtuar kah stacioni më i afërm i policisë.

Por, gjatë shënimit të dhënave personale kanë vërtetuar se i pari prej tyre e kishte ditëlindjen më 6 qershor, i dyti më 8 korrik derisa dy të tjerët më 8 gusht e 9 shtator, respektivisht dallimi ishte një muaj e një ditë nga i pari deri tek i fundit.


"Kur ia treguam policisë dokumentet personale kemi mbetur gojëhapur sepse kjo është me të vërtetë jashtëzakonisht e pazakontë. Si mund të ndodhë kjo – kemi pyetur veten", u ka thënë gazetarëve njëri prej të katërve.

Vozitësit kanë hequr dorë nga hetimi për të gjetur fajtorin e aksidentit të bindur se takimi i tyre ka një kuptim më të thellë.