LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë trafiku në Drenas, lëndohen pesë nxënës

Aksident i rëndë trafiku në Drenas, lëndohen pesë nxënës

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në zonën e Drenasit, ku të lënduar kanë mbetur pesë persona të moshës së re.

Merret vesh se katër nga pesë të aksidentuarit, janë nxënës, ndërsa janë goditur nga një automjet-kamionetë “Mercedes” me targa vendore, saktësisht në fshatin Korroticë e Epërme, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se dy nga të aksidentuarit kanë pësuar lëndime më të rënda.


”Në fshatin Korroticë e Epërme është shkaktuar një aksident trafiku kur automjeti-kamioneta ‘Mercedes’, me targa vendore ka goditur pesë këmbsorë, të gjithë nga fshati Korroricë e Epërme, katër femra dhe një mashkull, të moshës së re”.

”Dy nga ta kanë marr lëndime të rënda ndersa tre tjerë kanë lendime më të lehta”, ka deklaruar Hoxha.

Zëdhënësi Hoxha, ka konfirmuar për klankosova.tv po ashtu se të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, ndërsa më vonë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Njësitet kompetente policore janë në proces të realizimit të hetimeve lidhur me rastin për procedura të metejme ligjore”, ka përfunduar ai, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori