LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Dubravë të Ferizajt (Foto)

Aksident i rëndë në Dubravë të Ferizajt (Foto)

Në hyrje të fshatit Dubravë të Ferizajt në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Aksidenti është shkaktuar pasi që drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin dhe ka goditur shtyllën e rrymës elektrike.

Njëri nga udhëtaret  I. H, i cili gjendej në makinë tha për Ferizajpress se aksidenti ka ndodhur pasi  kanë kaluar kthesën dhe vozitësi ka humbur drejtimin.


Me këtë rast vozitësi i  makinës A. M nga Ferizaj (rreth moshës 30 vjeçare) ka marrë lëndime të lehta trupore dhe sipas mjekut kujdestarë në  Emergjencën e Spitalit është jashtë rrezikut për  jetë.

Si pasojë e këtij aksidenti është këputur edhe shtylla elektrike e cila ka lënë  këtë pjesë pa  furnizim me rrymë elektrike

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Edhe ekipet e KEDS-it  gjenden në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta nxjerrin makinën e cila është bllokuar nga shtylla elektrike.

dubrave1

dubrave2

dubrave4

dubrave3