LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Shqipëri, lëndohen katër shtetas të Maqedonisë (Video)

Aksident në Shqipëri, lëndohen katër shtetas të Maqedonisë (Video)

Katër qytetarë nga Dibra e Maqedonisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në segmentin e “Rrugës së Arbërit” në vendin e quajtur Vajkal, njofton BalkanWeb.

Sipas policisë së Dibrës, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit, çka ka bërë që shoferi N.V (66) banues në Dibër të Madhe, të humbasë kontrollin e makinës.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga në një pjesë të dëmtuar të saj, duke lënë të lënduar katër personat që ndodheshin në makinë, shoferi dhe shtetaset R.K, M.V, dhe shtetasi M.B, udhëtar. Udhëtarja M.V, u transportua drejt spitalit të Peshkopisë për ndihmë më të specializuar, ndërsa drejtuesi i mjetit mori ndihmë në spitalin e Bulqizës.


Ndërsa, udhëtarët M.B, dhe R.K, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore kanë dalë nga spitali.

Sipas BalkanWeb, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori