LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prizren, lëndohet një person

Aksident në Prizren, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prizren, më saktësisht në rrugën ‘Tranziti i ri’.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në rrugën ‘Tranziti i ri’ në rrethrrotullim ka ndodhur një aksident, në të cilin janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë. Është lënduar një person dhe është dërguar në emergjencë, nga raportet që kemi marrë personi është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi për Telegrafin.


Gashi theksoi se hetuesit e trafikut rajonal janë duke u marrë me rastin dhe me identifikimin e pasojave të këtij aksidenti./Telegrafi/

Fotografitë nga vendi i ngjarjes: